Pajisjet nga BE/ Basha: Kemi më shumë nevojë për të mbrojtur ekipet shëndetësore dhe njerëzit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka falenderuar Bashkimin Evropian për ndihmën mjekësore që do t’i sjellë Shqipërisë.

Përmes një postimi në Twitter, Basha thekson se Shqipëria ka më shumë nevojë për ndihmë, për të mbrojtur ekipet shëndetësore dhe njerëzit.

‘Mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që vjen nga #EU dhe solidaritetin në përballjen me #COVID19. Shqipëria ka shumë nevojë për ndihmë për të mbrojtur ekipet shëndetësore dhe për sigurinë e njerëzve”, shkruan Basha.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca bëri me dije më herët se ditën e diel do të mbërrijnë në Shqipëri, ndihma mjekësore nga BE për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit.

Vendimi është marrë pas letrës së krerëve të parlamenteve në Ballkanin Perëndimor drejtuar KE dhe PE, për të lejuar këtë rajon të importojë pajisje shëndetësore nga BE, pasi kjo e fundit pas shpërthimit të pandemisë bllokoi eksportet për këto pajisje.