Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Misioni amerikan në OSBE: Kosova të integrohet si partner i barabartë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Misioni amerikan në OSBE: Kosova të integrohet si partner i barabartë

Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se integrimi i Kosovës është me rëndësi për paqen e përparimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë duhet të luajë rolin e saj në këtë proces.

Këto komente u bënë nga përfaqësuesja e Misionit të Shteteve të Bashkuara në OSBE, Lane Darnell Bahl, pas një raportimi të shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu rreth veprimtarive të kësaj organizate.

“Siç kemi thënë më parë, qëndrueshmëria, përparimi dhe paqja e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor janë të arritshme vetëm kur Kosova të integrohet si një partner i plotë dhe i barabartë. OSBE-ja luan një rol në çuarjen e rajonit drejt këtij qëllimi”, tha ajo.

Në fjalën e saj që transmetohet në faqen e misionit, thuhet se përgjatë një viti sfidues, “ne kemi parë suksese të mëdha drejt arritjes së paqes dhe qëndrueshmërisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, duke përmendur përpjekjet e qeverisë amerikane për të çuar përpara lidhjet midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Përmes punës së administratës së presidentit (Donald) Trump, përfshirë atë të të dërguarit të posaçëm, Richard Grenell, në shtator të këtij viti, Serbia dhe Kosova u angazhuan në marrëveshjet historike të normalizimit ekonomik. Ne besojmë se këto marrëveshje do të sjellin rritjen e nevojshme ekonomike dhe vende të punës në Serbi dhe Kosovë. Siç e përmendëm në Këshillin e Përhershëm muajin e kaluar, duke rritur besimin dhe bashkëpunimin midis palëve, këto marrëveshje u japin shtytje bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit”, thuhet në fjalim.

Misioni amerikan vlerësoi punën e misionit të OSBE-së në kohën e pandemisë së COVID-19, duke nënvizuar mes tjerash ndihmën për të ofruar mbështetje ligjore për viktimat e dhunës në familje.

“Kjo është përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj rritjes prej 12.9 për qind të rasteve të dhunës në familje në Kosovë nga janari në gusht të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë kohore në vitin 2019”, thuhet mes tjerash në fjalim./VOA/

Tags: kosoveOSBEpartnerSHBA

TË LIDHURA

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet i dyshuari. Ja çfarë iu gjet në banesë
Kosovo

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet i dyshuari. Ja çfarë iu gjet në banesë

15:12 | 04/04/2026
Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali
Rajoni

Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali

10:02 | 04/04/2026
Bolonjë/ 12-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët
Rajoni

Bolonjë/ 12-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët

09:58 | 04/04/2026
Next Post
Fidel Ylli: Jemi drejt marrëveshjes me Ligën Profesioniste, futbolli nis shpejt

Fidel Ylli: Jemi drejt marrëveshjes me Ligën Profesioniste, futbolli nis shpejt

Infektohet me koronavirus, 9 herë kampioni i botës në Moto GP

Infektohet me koronavirus, 9 herë kampioni i botës në Moto GP

Studimi amerikan/ Si e shkatërron vetëbesimi i tepërt jetën e njeriut

Studimi amerikan/ Si e shkatërron vetëbesimi i tepërt jetën e njeriut







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com