E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Misioni amerikan në OSBE: Kosova të integrohet si partner i barabartë

Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se integrimi i Kosovës është me rëndësi për paqen e përparimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë duhet të luajë rolin e saj në këtë proces.

Këto komente u bënë nga përfaqësuesja e Misionit të Shteteve të Bashkuara në OSBE, Lane Darnell Bahl, pas një raportimi të shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu rreth veprimtarive të kësaj organizate.

Siç kemi thënë më parë, qëndrueshmëria, përparimi dhe paqja e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor janë të arritshme vetëm kur Kosova të integrohet si një partner i plotë dhe i barabartë. OSBE-ja luan një rol në çuarjen e rajonit drejt këtij qëllimi”, tha ajo.

Në fjalën e saj që transmetohet në faqen e misionit, thuhet se përgjatë një viti sfidues, “ne kemi parë suksese të mëdha drejt arritjes së paqes dhe qëndrueshmërisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, duke përmendur përpjekjet e qeverisë amerikane për të çuar përpara lidhjet midis Prishtinës dhe Beogradit.

Përmes punës së administratës së presidentit (Donald) Trump, përfshirë atë të të dërguarit të posaçëm, Richard Grenell, në shtator të këtij viti, Serbia dhe Kosova u angazhuan në marrëveshjet historike të normalizimit ekonomik. Ne besojmë se këto marrëveshje do të sjellin rritjen e nevojshme ekonomike dhe vende të punës në Serbi dhe Kosovë. Siç e përmendëm në Këshillin e Përhershëm muajin e kaluar, duke rritur besimin dhe bashkëpunimin midis palëve, këto marrëveshje u japin shtytje bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit”, thuhet në fjalim.

Misioni amerikan vlerësoi punën e misionit të OSBE-së në kohën e pandemisë së COVID-19, duke nënvizuar mes tjerash ndihmën për të ofruar mbështetje ligjore për viktimat e dhunës në familje.

Lexo edhe :   Kompanitë ajrore anulojnë qindra fluturime për në SHBA, për shkak të rrjetit 5G
Lexo edhe :   Kosovë/Omicron rriti infektimet, sot pritet të diskutohet për masat e reja

Kjo është përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj rritjes prej 12.9 për qind të rasteve të dhunës në familje në Kosovë nga janari në gusht të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë kohore në vitin 2019”, thuhet mes tjerash në fjalim./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...