9 herë kampioni i botës në Moto GP, Valentino Rossi është infektuar me Covid-19.
Pas testit të kryer, piloti italian rezultoi pozitiv dhe nuk do të jetë i pranishëm në garën e fundjavës në Aragon të Spanjës.
Rossi është shfaqur shumë i trishtuar, pasi u shpreh se bëri të pamundurën për të respektuar protokollin, dhe për të mos rrezikuar infektimin.
“Unë jam shumë i trishtuar, sepse bëra të pamundurën për të respektuar protokollin. Shpresoj të shërohem sa më shpejt. Tani do ndjek këshillat e mjekëve për ta kaluar sa më shpejt këtë.”, shkruan Rossi në Twitter.
— Valentino Rossi (@ValeYellow46) October 15, 2020