E diel, 2 Gusht, 2020
37 C
Tirana

Miratimi i amnistisë shtyhet për në shtator

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës, kryeministri bën dedikimin prekës

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare e ëma e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga kryeministri, i cili...

Me mijëra persona marshojnë të revoltuar në Gjermani, arsyeja e protestës

Me mijëra vetë marshuan në Berlin të shtunën për të protestuar kundër masave të vendosura në Gjermani për të frenuar pandeminë e koronavirusit, duke...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Komisioni i Ekonomisë ka vendosur në mbledhjen e sotme që të shtyhet miratimi i amnistisë për në muajin shtator. Si rrjedhojë, amnistia nuk pritet që të kalojë në Kuvend në këtë sesion parlamentar.

Shtyrja u bë në mënyrë që të lihet më shumë kohë për diskutimin e një prej projektligjeve më të rëndësishëm të kohëve të fundit dhe për të marrë në konsideratë të gjitha mendimet e grupeve të interesit.

“Besoj qe për të gjithë ne do ishte më e vlefshme që miratimi nen për nen dhe në tërësi për këtë pr.ligj të kalonte disa javë më vonë sepse ka nevojë për reflektim dhe përshtypje nga të gjithë palët, sidomos nga palët që janë zbatues, nga bankat tregtare të nivelit të dytë”, tha kryetarja e komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi.

“Sigurisht marrja kohë dhe diskutimi në çështje të cilat nuk janë ezauruar ende të shikohet dhe nga ana e ministrisë me detaje dhe ti jepnim me shkrim të gjithë dablon e pyetjeve për të cilat përtej konsultimeve publike që ne kemi marrë ti adresonim edhe pyetjet e bëra”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

“Që të arrijmë në kohë për 2 ditë apo 3 ditë, unë bashkohem me mendimin e ministres që ne të refkeltojmë dhe të arrijmë këtë konsensus me mendimet e komunitetit të biznesit sidomos disa çështje që duken si të thjeshta por duhet të reflektohen në ligj siç janë çështja administrative ato që kanë të bëjnë me sistemin bankarë shqiptarë, të cilat nen për nen duhet të reflektohen më mirë. Konsensusi i fundit ka qënë me faktorin ndërkombëtar dhe mua më vjen mirë që qeveria dhe Ministria e Financave ka dialoguar shumë ditët e fundit dhe është në vazhdim për të marrë sugjerimet pozitive. Në këtë kuadër bashkohem me mendimin ti japim kohë vetes”, deklaroi deputeti Anastas Angjeli.

Projektligji parashikon:

-Deklarimin Vullnetar të pasurisë nga të gjithë individët dhe subjektet juridike që përfshin pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme brenda ose jashtë vendit.

– Rishikim të Pasqyrave Financiare nga të gjithë bizneset.

– Falje e të gjitha gjobave, kamatëvonesave apo penaliteteve të parashikuara në legjislacionin në fuqi për regjistrimin e pasurive objekt i këtij ligji.

Për të siguruar formalizim të ekonomisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet ligj zbatuese kanë punuar paraprakisht për hartimin e legjislacionit për përmirësimin e administrimit fiskal dhe për ngritjen e sistemeve afatgjata:

-Sistemi i Fiskalizimit për raportimin e transaksioneve në kohë reale;

–Shkëmbimi i informacioni për Logaritë Bankare me Administratat e huaja Tatimore;

– Regjistri i Pronarëve Përfitues dhe Regjistri i Llogarive Bankare.

Referuar projektligjit, përfitues të amnistisë do të jenë bizneset dhe individët. Të ardhurat e padeklaruara do të legalizohen kundrejt një tatimi të posaçëm që nis nga 5% deri në 10%.

Zbatimi i amnistisë do të ketë në thelb të procesit deklarimin vullnetar përmes formularit, përfshirë edhe emigrantët. Pranë Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve do të ngrihet Njësia Speciale një strukturë specifike që do të kryejë verifikimet.

Tatimi i posaçëm

Sa i takon shkallëve të tatimit neni 12 parashikon se në rastet e deklarimit vullnetar të shumave në të holla dhe të depozitimit të tyre në llogaritë bankare, banka mban një tatim të posaçëm prej:

  1. a) 5 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;
  2. b) 7 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit;
  3. c) 10 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit.

Në rastet e deklarimit vullnetar të pasurive të tjera të deklaruara vullnetarisht pranë njësisë special, tatimi i posaçëm paguhet si vijon:

  1. a) 5 për qind të vlerës së deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;
  2. b) 7 për qind të vlerës së deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit;
  3. c) 10 për qind të vlerës së deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit.

Bankat e nivelit të dytë apo institucionet financiare transferojnë të ardhurat nga pagesat e tatimit të posaçëm në kuadër të këtij ligji, në llogarinë e posaçme të thesarit të ministrisë përgjegjëse për financat.

Detyrimet tatimore të subjekteve përfitues, në lidhje me vlerën dhe llojin e pasurisë së deklaruar, konsiderohen të paguara rregullisht dhe autoritetet kompetente tatimore nuk mund të kërkojnë pagesën e detyrimeve të tjera shtesë ndaj atyre të paguara./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Muzikë pas orës 20:00, gjobiten dy administratorë të lokaleve në jug të vendit

Policia bën me dije se ka gjobitur dy administratorë lokalesh në jug të vendit, pasi janë kapur duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës...

Merkato përpara finales, Tirana prezanton zëvendësuesin e Albi Dokës

Albi Doka u largua drejt kampionatit kroat te Gorica dhe Tirana nuk ka humbur kohë për të siguruar një tjetër mbrojtës të djathtë. Pak orë...

Pandemia/ Tjetër bilanc tragjik në Kosovë

Situata nga koronavirusi në Kosovë vijon të jetë e rëndë, teksa shifrat e raportuara mbeten të larta. Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj...

Nevoja për një manual kundër Edi Ramës, në raport me Perëndimin

Nga Mero Baze Beteja ndaj Edi Ramës dhe raporteve të tij me Perëndimin, ka nevojë për një fabul të qëndrueshme, e cila nuk duhet të...

Frika nga pandemia, Kyrgios tërhiqet nga “US Open”

Tenisti Nick Kyrgios ka njoftuar tërheqjen e tij nga turneu i “US Open” për këtë vit si pasojë e pandemisë së koronavirusit, në një...