E mërkurë, 20 Janar, 2021
8 C
Tirana

Pandemia/ Italia i “zgjat dorën” Shqipërisë: Iu ofrojmë ndihmën tonë

Ashtu siç Shqipëria i qëndroi pranë Italisë kur ajo kishte më shumë nevojë, njëjtë po vepron edhe shteti fqinj!

Në mesin e pandemisë, Italia i “zgjat dorën” vendit tonë, teksa ofron ndihmën e saj.

Presidenti i rajonit të Puglia, Michele Emiliano është shprehur se do të ketë një angazhim në nivel rajonal në Itali, për të ndihmuar Shqipërinë.

Gjithashtu ai bëri me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama lidhur me këtë çështje:

“Mund të njoftojmë se kemi pasur nderin e madh nga qeveria italiane, nga Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe natyrisht edhe nga Ministri Boçia i cili koordinon këtë lloj aktiviteti në nivelin rajonal, dhe jemi ngarkuar me kryerjen e një misioni të veçantë, për të mbështetur sistemin shëndetësor shqiptar për përballimin e Covid bazuar në përvojën që kemi pasur në Itali.

Sot do të fillojë takimi i parë me video-konferencë midis teknikëve të mi nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Civile dhe homologëve shqiptarë. Disa ditë më parë pata kontakte me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të cilit ne i ofruam ndihmën tonë.

Pasi të kemi rregulluar të gjitha procedurat, task-forca e Mbrojtjes Civile Kombëtare, e mishëruar nga Mbrojtja Civile Apulian, do të niset për në Shqipëri për të dhënë pikërisht kontributin tonë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...