Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas vendosjes së hartës së Ballkanit nga ana e Miroslav Lajcak në zyrën e tij, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë.
Stubulla i ka shkuar Lajçak, dhe i ka dërguar një hartë të saktë të Ballkanit. Gjithashtu, ajo u shpreh se sa më gjatë ta shmangë hartën që ajo i ka dërguar, aq më shumë e dështuar do të jetë puna e tij.
“Mirëdita @MiroslavLajcak Hartat kanë rëndësi! E kuptova që të duhet një hartë e saktë e # WB6 , prandaj të dërgova një me korrier diplo. Të punosh me harta me zombie është krejtësisht joprofesionale, prandaj edhe mangësitë. Sa më gjatë që të shmangni hartën që ju kam dhuruar, aq më gjatë puna juaj do të jetë e dështuar.”, shkruan ministrja në rrjetin social, Twitter.
Mirëdita @MiroslavLajcak: Maps matter!
Realized you need an accurate map of #WB6, so I sent you one by diplo courier. Working w/ zombie maps is utterly unprofessional, hence the deficiencies.
The longer you avert the map I gifted you, the longer your work will be a failure.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) February 25, 2021
Miroaslav Lajçak është i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.