Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, babai i Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Lajmin e ka bërë të ditur kjo e fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“U prehsh në paqe Ba!”, shkruan ministrja në rrjetin social, Facebook.
Mësohet se ai ishte i sëmurë rëndë dhe luftonte me vdekjen prej disa ditësh.