Forumi Ballkanik kundër Antisemitizmit që u organizua në Shqipëri ditën e sotme, nuk ishte dhe aq pozitiv për vendin tonë.
Kjo, pasi një deklaratë e vetme, hodhi poshtë të gjitha elozhet për mbrojtjen e jetës së hebrenjve.
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, teksa theksoi se si kryesues të Presidencës së Bashkimit Evropian kanë planifikuar mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave brenda këtij viti për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë, ai ka thënë se do të varet nga kushtet.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të kenë të njëjtën rrugë sa i përket procesit të Integrimit. “Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe, nëse kushtet do ta lejojnë, edhe me Shqipërinë“, u shpreh ministri gjerman.