Një inxhinier miniere dhe dy minatorë kanë humbur kontaktet me familjarët pasditen e sotme.
”Rreth orës 18:15, shtetasi Selami Hoxha, ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi Ismail Hoxha, rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen”, informon policia.
Dyshohet se punonjësit kanë mbetur të izoluar nëntokë, pasi sendet e tyre personale janë gjetur në dhomëne ndërrimit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që janë lajmëruar edhe grupet e shpëtimit për të bërë të mundur lokalizimin e tre të humburve.