E diel, 20 Shtator, 2020
19 C
Tirana

Ministrat tanë, pse nuk mbahen mënd

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Greqi: Cikloni ‘Ianos’ shkakton viktimën e parë

Greqia po përjeton një tmerr të vërtetë teksa është goditur nga cikloni 'Ianos', i cili ka shkaktuar edhe viktimën e parë. Sipas mediave greke, bëhet...

Vetvrasjet te ‘Shefqet Ndroqi’, neurologu nga Amerika u bën thirrje mjekëve shqiptarë

Gentian Toshkezi, neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, foli lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Ai u ndal te rastet e...

Nga Ben Andoni

Është e vështirë qoftë edhe për politologët apo të ashtuquajturit kronikanë të politikës të mbajnë mënd ose e thënë më mirë të kujtojnë kontribute specifike të shumicës së ministrave, zgjedhur pas viteve ’90. Mbase në sistemin e shkuar, në jo pak raste, do kishim jo pak personalitete të kohës, me të cilët regjimi i bënte make-up qeverisjes por edhe figura që i dedikoheshin një pune me të cilin do të mbaheshin mënd dhe do të identifikoheshin. Kolegë të tyre paraardhës, nuk bënin përjashtim, ndërkohë disa syresh e kishin mbyllur jetën në burg ose më keq ishin eliminuar me kohë. Mirash Ivanaj, Ministri i dikurshëm i Arsimit la një ligj, që do identifikohej me nofkën “Ligji Ivanaj”, si ligji më i rëndësishëm e më i plotë i periudhës para L2B. Qëllimi i tij, në atë nivel të përgjithshëm kulturor, ishte të krijonte dhe ta integronte cilësisht sistemin e arsimit kombëtar në Shqipëri. Ernest Koliqi do mbahet mënd gjatë për uniformën fashiste, dyzimin politik, por edhe si një nga themeluesit e tregimit modern shqiptar. Por, merita më e madhe, absolutisht ishte se në punët politike e arsimore dërgoi 200 arsimtarë në trojet e Shqipërisë së Lirueme, një pjesë e të cilëve do të integroheshin në Kosovë. Nuk është se ata dhe kolegë të asaj kohe e më parë i shpëtuan persekutimit të shumëllojshëm. Së pari, nga vetë shqiptarët. I gjori dr. Adhamidh Frashëri, një nga personalitetet më të njohura dhe me botë kulturore, thjesht se i sugjeroi të vjehrrit, që t’i refuzonte gruan e dytë Andon Zako Çajupit, do të mbetej i turpëruar me një nga krijimet më të mira të klasikut tonë.

A ka shembuj të mirë në Socializëm?! Patjetër. Ka idealistë që do të skarcitoheshin dhe sharlatanë apo Yes-man, që nuk mbarojnë në listën e stërgjatë. Sot, të gjithë të harruar. Por, synimi ynë është për të treguar ata që do të vinin në kohën e Demokracisë dhe ku besohej se meritokracia do të ishte një nga parimet bazë të përzgjedhjes.

“E di kush zgjidhet në Ministrinë e Kulturës-do konfesonte dikur i ndjeri Olldashi,- ata që nuk na prishin punë ose më saktë është vend thjesht për të rregulluar pazaret elektorale”. Koha do ta provonte se kishte të drejtë. Kryeministri i tij do të sajonte një amalgamë njerëzish të panjohur dhe pa kontribute, që do të kalohen pa asnjë masë në vitet e fundit me ekstravagancat e zgjedhjes së kryeministrit aktual Edi Rama.

Ministra pa asnjë lloj sfondi akademik, me mungesa të frikshme formimi ose hone kulturore do të përvijoheshin në histori. Ironia është ngado: Në mars të vitit 2007, ish-kryeministri Berisha zëvendësoi Maksim Cikulin me Nard Ndokën në Ministrinë e Shëndetësisë!!! Por edhe Ndoka me ato votat që do premtonte vuajti paktin e ri të PD-së, ku Berisha vendosi t’i lërë jashtë qeverisë demokristianët e tij për të risjellë republikanët. Këtë herë, Nard Ndoka, në korrik të vitit 2008 ia la vendin vajzës së politikanit të njohur, Sabri Godo. Asokohe shtrohej frika e trashëgimisë politike, që pak vite më vonë do të përvijojë me frikën e ardhjes se fëmijëve të ish-kryeministrit Berisha dhe shpurës së afërt apo miqtë e kushërinjtë e Ramës. Eksperimenti i Ramës dështoi shpejt me një kushërirën e vet, që la Parisin për Tiranën me shumë bujë. Lista është e gjatë, por çudirat nuk e lanë as më vonë  kryeministrin Rama, i cili me zgjedhje dhe sjelljen në kabinet të personazheve pa as edhe më të voglin kontribut, ose më saktë që punën e parë serioze kishin realisht atë të ministrit, do të tregonte realisht sesa vlen një portofol Ministri. Ministrja aktuale e Kulturës,  ai ndihmës i Punëve të Jashtme dhe ajo e Arsimit do të ishin një sfidë e madhe për të, por edhe një gropë jo e madhe që ngriti me bazën e tij. Po kush do t’ia dijë për atë?! Në kohë të vet, Berisha e ndjeu paradoksin në lëkurë, kur Ministri i tij i Kulturës, Xhaferri, do të bënte një nga gafat më spektakolare të jetës në Ekzekutiv, teksa në një format televiziv, në vazhdën e premtimeve koti (kjo përbën një temë të pashtershme) do të artikulonte se qeveria po negocion për rikthimin në Shqipëri të eshtrave të Ismail Qemalit (!!!), ardhur në dekadat e para të shekullit të shkuar në vend. Një nga pasardhësit e Kulturës sërish, do të dilte në video duke u përpjekur të zbërthente të brendshmet e një vajze gazetare (të infiltruar nga një format investigativ), që kishte ftuar. Por ekzaltimin do ta jepnin ministrat “patriotë” të Edi Ramës, që në një farë mënyre janë konsideruar si tallje publike me personalitet shqiptare. Në Samitin e II të Diasporës, erdhi radha e prezantimit publik të investimit më të fundit të kryeministrit. Zv/ ministri Gent Cakaj me emërtesën e djalit shumë të lexuar, (justifikimi i Ramës !!!) recitoi publikisht mbrapsht disa vargje të e poemës ‘Bagëti e Bujqësi’ të Naim Frashërit. “Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur… Të lutem! Fat i madh e mirësi, atë vend e ka mbuluar. Atje nata është një tjetër natë dhe dita është një tjetër ditë”.

Lexo edhe :   Fatkeqësisht në Shqipëri ka luftë veç mes së Majtës, e Djathta vegjeton
Lexo edhe :   Fatkeqësisht në Shqipëri ka luftë veç mes së Majtës, e Djathta vegjeton

Po, a i mban mënd dikush vallë ministrat e dikurshëm të qeverisë Meksi, Nano, Meta, Majko, Berisha dhe tashmë të Ramës? Absolutisht jo, sepse një pjesë e tyre erdhën me premtimin sesa vota do të kishin pas vetes ose sa mund të siguronin vallë kultet e kryeministrave të tyre. Me përjashtime të rralla të Ministrave që kanë mbajtur dikastere shumë teknike, por që tani u flakën (radha dhe këtu s’është e pakët nga dy partitë) a ka vallë njeri të kujtojë kontribute të atyre që iu ngulën kolltuqeve, pa asnjë meritë. Mbase, mund të mbahen mënd shumë prej bëmave, për të mos folur për Ministra si Basha, që veçse nuk lanë asgjë kurrë nuk kërkoi falje dhe dha llogari për “21 Janarin” dhe “Rrugën e Kombit”. Anipse, mënyra e trajtimit të Berishës dhe Ramës është spektakulare. Atyre u intereson, ajo që Rama e thotë pak si shumë shëmtuar: Tava ose thjeshtë ditët e fundit: Lojtarë rezervë: “…kush do të lodhet do të kalojë në vijën e dytë dhe mund të shkojë në stolin e rezervave. Kush do të ketë energji do të shkojë në sulm deri në fund. Kështu që nuk është përfundimtare as nuk ka lidhje je ministër apo s’je ministër. Të qenit ministër ose jo ministër nuk lidhet me këtë sepse varet se ku të kërkon partia siç i thonë”.

Argumenti i Maurice Duverger rreth efikasitetit të partive politike në fakt tregon shumë për këtë por edhe faktin sesi trajtohen votuesit ashtu siç kompanitë private dhe bizneset i trajtojnë konsumatorët. Thjesht, partitë nuk duan personalitetet, por siç thotë studiuesi Duverger: duan një klientelë sa më të madhe, që të jenë thjesht më rentabël dhe thjesht efikase. Po a gjenerohet mendim prej tyre? Jo. Shumë prej tyre janë thjesht zgjatime dhe gati të bëjnë gjithçka që do shefi, paçka se Ministrja e Kulturës do e justifikonte hapur fjalën për Teatrin Kombëtar (ashtu si do heshte pastaj) apo paraardhësit e saj kur do spastronin personalitetet e të Majtës e të Djathtës. Rasti i Moikom Zeqos ishte një syresh. Po a kanë mendim ata? A kanë personalitet?!

Kur i thanë se do dënohej me 7 vjet burg ish-ministrit, Dr. Jur.Mirash Ivanaj, që erdhi me shumë dëshirë në Shqipëri, e pyeti “naivisht” trupin gjykues:

– Po për çka jam dënue zotni?

– Ke ardhur me ide që të bësh propagandë (në Shqipëri).

– Po a ka ligj në botë që ta dënojë mendimin?

Absolutisht ka. Është ligji i pafolur që të bën ministër pa asnjë kontribut dhe të heq kur s’të do më…shefi. (Homos Albanicus)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qyteti i origjinës së pandemisë rihap diskot pa kufizime

Wuhan, qyteti i njohur ndryshe si origjina e pandemisë së koronavirusit, ka vendosur të hapë diskotekat pa kufizime. Sipas mediave të huaja, qyteti me 11...

Kush ishte Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja amerikane që humbi jetën nga kanceri

Anëtarja e Gjykatës së Lartë së Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta dje në banesën e saj në Uashington, në...

Cikloni i rrezikshëm mbërrin edhe në ishullin e Kretës

Cikloni “Ianos” ka mbërritur edhe në ishullin e Kretës tashmë. Sipas mediave greke, stuhia ka prekur më së shumti anën perëndimore të ishullit. Shumë zona...

Mali i Zi/ Abazoviç drejt Ministrisë së Jashtme

Zdravko Krivokapiç do të jetë në krye të qeverisë së re të Malit të Zi. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja, “Novosti”, e cila ka...

SHBA/ Të shtëna në Rochester, dy viktima e 14 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Rochester, SHBA. Lagjja...