Një aksident është regjistruar pasditen e sotme (15 shtator), në qytetin e Vlorës.
Një automjet ka përplasur një grua e cila po lëvizte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Skelës’.
Mësohet se gruaja është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, për shkak të plagëve të marra.