Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.
Michel thotë se pret me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pas miratimit të kornizës së negociatave.
Sipas tij, angazhimi i Shqipërisë për reformat dhe zbatimi i solidaritetit të ndërsjellë gjatë periudhës së pandemisë, ka forcuar më tej marrëdhëniet BE-Shqipëri.
”Në komunikim online me Edi Ramën. Presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare që do të mblidhet pas miratimit të kornizës negociuese. Angazhimi është i mirëpritur për reformat dhe zbatimin e BE-së. Solidariteti i ndërsjellë gjatë COVID19 ka përforcuar më tej marrëdhënien BE-Shqipëri”, shkruan Michel në rrjetin social, Twitter.
In call with @ediramaal looked forward to the first intergovernmental conference to be convened following adoption of negotiating framework
Welcomed commitment to EU reforms and implementation
Mutual solidarity during #COVID19 has further reinforced the EU-Albania relationship pic.twitter.com/OXtkyVqn8L
— Charles Michel (@eucopresident) October 30, 2020