Shqipja dhe Mevlani janë bërë sërish protagonist të mediave, për shkak të një borxhi të një klipi. Prej kohësh Shqipja është ankuar nëpër intervista të ndryshme, për borxhin e Mevlanit ndaj saj. Por një surprizë aspak e këndshme ka ndodhur kur ajo ishte e ftuar në “Shqipëria Live”, pas ardhjes së një zarfi me lekë.
Mevlani i kishte sjellë lekët në studio, por Shqipja grisi zarfin pa e menduar dy herë. “Nga njerëzit fallco nuk dua asnjë lekë. Thjesht një faleminderit mjaftonte”, tha Shqipja.
View this post on Instagram
Ish-konkurentja e “Për’puthen”, teksa ka qenë kohët e fundit te “Shqipëria Live” dhe “Ftesë në 5”, nisi të fliste rreth borxhit. Por Mevlani nuk ka duruar më, dhe i ka çuar zarfin live në emision.