bets10casino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24mobilbahisjojobetjojobetbets10süperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomgrandpashabethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetmaltbahisroyalbetdoedajojobetcasinomilyoncasinolevantgrandpashabet girişmatbet güncel girişnesinecasino girişibizabetesbet girişamgbahisbetsalvador girişbetsalvador girişpalacebet girişholiganbetmarsbahisvdcasinobetpuan girişnesinecasinoibizabet girişesbetamgbahisbetpuan girişbetsalvadorpalacebetamgbahisbetciourfa konteynerşanlıurfa konteynerbettiltsuperbetinpusulabetjojobetpusulabetpusulabetcasinoperjojobetStarzbetStarzbetdeneme bonusugrandpashabettaraftarium24extrabetrulet siteleritaraftarium24betpuangrandpashabet girişVDCasinocasibomsekabet girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinocratosroyalbetholiganbetholiganbet1winbetgitgameofbetcratosroyalbetinterbahisholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelerbahiscasinoesbet girişcasibomAvrupabetvenombetpusulabetsekabetmatbetimajbetbetciosekabetjojobetmarsbahismatbetimajbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişDeneme Bonusu Veren SitelergrandpashabetŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetbets10betwoonjojobetjojobetperabetjojobetjojobetcasibomkralbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta sqaron pse e dha pëlqimin për hyrjen në fuqi të ligjit për eurobondin

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse e dha pëlqimin e tij për hyrjen në fuqi të ligjit për eurobondin.

Kreu i shtetit i ka dërguar një letër kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi duke u shprehur se Kuvendi ka reflektuar lidhur me amendimet e nevojshme, teksa thekson se vërejtjet e tij u morën parasysh.

Kujtojmë se Meta e ktheu në Kuvend këtë ligj një ditë më parë, duke renditur edhe arsyet pse mori atë vendim.

Qeveria synon të dalë në tregjet ndërkombëtare këtë muaj, për të kërkuar borxh në shumën 650 milionë euro.

Letra e plotë:

KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Z. GRAMOZ RUÇI, KRYETAR
TIRANË

I nderuar z. Ruçi,

Në vijim të korrespondencës shkresore të nisur pas kërkesës suaj me nr. 1382/2 prot., datë 01.06.2020, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1732, datë 1.6.2020, jam njohur më kërkesën e Kuvendit për dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të projektligjit “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen”, të parashikuar për shqyrtim në seancën e sotme plenare.

Me shkresën me nr. prot. 1732/2, datë 3.6.2020, ju komunikova mosdhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji, së bashku me arsyet përkatëse, pasi në kërkesën dhe praktikën e administruar nga Kuvendi:
– Nuk evidentohej nevoja dhe urgjenca, sipas kërkesës së nenit 84, pika 4, të Kushtetutës;
– Nuk sqaroheshin arsyet e heqjes dorë paraprakisht nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen;
– Nuk kishte të dhëna për konsultimin me Bankën e Shqipërisë dhe vlerësimin e saj në lidhje me rreziqet e daljes në treg në këto momente, si dhe me Avokaturën e Shtetit;
– Nuk jepeshin të dhëna mbi mënyrën e përzgjedhjes së partnerëve në këtë proces kaq të rëndësishëm për financat publike;

– Nuk jepeshin arsyet e përfshirjes në këtë proces, përmes një autorizimi të veçantë të ministrit të të Shtetit për Rindërtimin, ndërkohë që është Ministria e Financave dhe Ekonomisë që kujdeset për stabilitetin ekonomik nëpërmjet drejtimit me efektshmëri, efektivitet dhe transparencë të financave publike.

Ditën e sotme, më shkresën tuaj me nr. prot. 1382/4, datë 3.6.2020, jam njohur me sqarimet e Kryetares së Komisionit për Ekonominë dhe Financat, dhe dokumentet zyrtare shtesë të paraqitura prej saj, të pa vëna në dispozicion në kërkesën e parë.

Në këtë shkresë zyrtare, Komisioni për Ekonominë dhe Financat:
– Ka shpjeguar nevojën dhe urgjencën, si të lidhur me presionin e lartë financiar të shkaktuar pas goditjeve natyrore (tërmeti) dhe shëndetësore (pandemia Covid-19);
– Është rishikuar titulli dhe neni 1 i projektligjit lidhur me çështjen e imunitetit;
– Është vënë në dispozicion qëndrimi dhe vlerësimi i Bankës së Shqipërisë dhe i Avokaturës së Shtetit lidhur me këtë transaksion;
– Është sqaruar procedura e ndjekur për përzgjedhjen e partnerëve që do të mbështesin këtë proces.

Gjithashtu, jam informuar lidhur me faktin se, neni 3 i projektligjit, mbi autorizimin që i jepet ministrit të Shtetit për Rindërtimin, do të propozohet të hiqet në seancë plenare.

Sa më sipër, pas vlerësimit të plotë të të gjithë praktikës dhe sqarimeve shtesë, Presidenti i Republikës jep pëlqimin e tij për hyrjen menjëherë në fuqi të ligjit, pas miratimit nga Kuvendi.

Nga ana tjetër, kërkohet që, gjatë shqyrtimit të këtij akti në seancë plenare, si Kuvendi, edhe Qeveria të konsiderojnë shqetësimin e ngritur nga Presidenti i Republikës, por dhe nga Banka e Shqipërisë, për:

  1. Analizën e kostos dhe përfitimit të marrjes hua në tregun e brendshëm (në lekë/në euro), apo në tregun e huaj, ose një kombinim i tyre.
  2. Çdo transaksion financiar duhet të paraprihet nga një analizë e gjendjes së valutës aktuale, të pritshmërisë së huadhënies për situatën emergjente të dhënë nga institucionet ndërkombëtare (FMN, BE etj.), si dhe të nevojave prioritare për të përcaktuar shumën e duhur në kohë të huamarrjes në tregun ndërkombëtar.

Në përfundim, ritheksohet nevoja që Qeveria dhe Kuvendi, në nisma të tilla ligjvënëse, të veprojnë në kohën e duhur, në mënyrë që t`u lihet hapësira e nevojshme të gjitha strukturave apo institucioneve për shqyrtimin e tyre.

Ju faleminderit,
PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

 

 

 

Tags: EurobondiGramoz Ruçiilir metaligji

TË LIDHURA

Aktualitet

Banorët e Malbardhës dalin në protestë për rrugën e amortizuar: Në dimër bëhet e pakalueshme

09:49 | 20/07/2026
Aktualitet

Flakët rrezikuan të përhapen drejt dy fshatrave, shuhet zjarri në Odrie të Gjirokastrës

08:58 | 20/07/2026
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026
Next Post

Ulet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Shtimi i rasteve në Maqedoninë e Veriut/ Policia: Do të hyjmë nëpër shtëpi

Motra e liderit Kim Jong-un kërcënon Korenë e Jugut, ja çfarë paralajmëron







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

EMRAT/ 6 bandat më të rrezikshme shqiptare

15:46 | 26/12/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Banorët e Malbardhës dalin në protestë për rrugën e amortizuar: Në dimër bëhet e pakalueshme

by mirseda
09:49 | 20/07/2026
0

Mungesa e investimeve në infrastrukturë ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Malbardhë në Kurbin, të cilët...

Tragjedi pranë kufirit me Kosovën/ Tre qytetarë gjenden të pajetë në makin në Maqedoni të Veriut

09:47 | 20/07/2026

Kuvajti: Mbrojtja ajrore zmbraps sulme me dronë. Sirena alarmi edhe në Bahrein

09:20 | 20/07/2026

Java nis me temperatura të larta, ja sa parashikohet të shënojë termometri sot

09:08 | 20/07/2026

Flakët rrezikuan të përhapen drejt dy fshatrave, shuhet zjarri në Odrie të Gjirokastrës

08:58 | 20/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com