Ilir Meta, si kurrë më parë, ka shpërthyer ndaj aleatit të tij në qeverisje, kryeministrit Rama duke theksuar se kreu i qeverisë ka tentuar ta godasë përmes reformës në drejtësi. Ndërsa vuri në dukje se Rama po përdor Bashën për interesat e tij politike, ndaj sipas Metës, mundësoi përfshirjen e këtij të fundit në zgjedhjet e qershorit.
“Rama kërkonte të bënte një reformë për të kapur drejtësinë. Bashkë me Vasilin kemi pasur debate me Ramën dhe Ruçin. Thyerja me Ramën ka filluar që pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015. Ka pasur qëllim të shpërbëjë PD-në dhe të marrë votat e kriminelëve, një pjesë e të cilëve lanë parlamentin. Ky i donte zgjedhjet pa opozitën. Por e futi atë në zgjedhje. Rama po përdor Lulzim Bashën ndaj e futi në zgjedhje. Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e vënë re këtë gjë. Kjo bëhet për të zgjidhur problemet midis tyre. Një njeri që premton republikë të re dhe në fund fare çon listën e tij në KQZ, pa pyetur as kryesinë për veprimin e tij, madje as Berishën. Në këtë drejtim, Rama ishte interesuar për ta futur Bashën në zgjedhje për ta përdorur atë. Rama mendonte se përmes kapjes së drejtësisë mendonte të kontrollonte çdo gjë përmes një represioni policor”, u shpreh Meta për emisionin “Opinion”.