Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dokumentit të publikuar nga presidenti Ilir Meta, i cili tregonte se pala shqiptare njoftohej që në datën 5 gusht lidhur me masat e autoriteteve greke.
Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se pothuajse e njëjta situatë u regjistrua edhe me radhën e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi.
“Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet! Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!”, shkruan Rama në postimin e tij.
https://twitter.com/ediramaal/status/1295358430178414593