Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Meta pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit: S’mund të isha kukull në duart e Nanos (Video Arkiv)

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Meta pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit: S’mund të isha kukull në duart e Nanos (Video Arkiv)

Ilir Meta një nga figurat e rëndësishme politike në vend ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” më datë 30 Tetor të vitit 2003.

Vota e tij abstenim në Parlament në atë periudhë rrëzoi dy ministrat e propozuar nga kryeministri i asaj kohe Fatos Nano, dekretuar nga Presidenti dhe votuar nga kryesia e Partisë Socialiste.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, Meta tha se vota e tij abstenim ishte pasojë e një raporti problematik dhe debatit të vazhdueshëm në Partinë Socialiste.

Ai u shpreh gjithashtu se edhe nga posti i kryeministrit dha dorëheqjen sepse nuk mund të ishte kukull në duart e politikanit Fatos Nano.

“Ngjarja e fundit në Parlament ku një grup deputetësh abstenuan për dekretet e kryeministrit Nano për emërimin e dy ministrave të rinj, nuk është ngjarje e papritur dhe as rrufe në qiell të hapur. Është pasojë e një raporti problematik dhe e një debati të vazhdueshëm që zhvillohet në Partinë Socialiste. U duk sikur u ngrit me rastin e zgjedhjes së Presidentit konsensual dhe krijimit të qeverisë Nano, por sigurisht që kishte lindur më parë. U rishfaq në mënyrë të hapur dhe konsistente që nga Qershori i këtij viti”.

“Vota jonë e ka një shpjegim publik që ka të bëjë me përpjekjen tonë për të frenuar personalizimin që po i bën qeverisjes dhe Partisë Socialiste, Nano. Ai është duke injoruar çdo mendim ndryshe dhe çdo përpjekje konstruktive për përmirësimin e qeverisjes. Unë nuk kam asnjë synim për t’u futur në qeveri sepse po të kisha nuk do të kisha dhënë dorëheqjen, por për shkak se nuk mund të jem një kukull në duart e Nanos dhashë dorëheqjen. Askush nuk më pengonte të rrija kryeministër, madje as Nano, por ai kërkonte që të rrija në qeveri me kushtet e tij. Edhe nga detyra e ministrit të Jashtëm u largova i bindur se qeveria nuk funksiononte”, tha Meta.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së televizionit Klan për vitet 1998-2012

 

Tags: MetaNanoopinion

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
SKEDA/ Kreu i Bashkisë Belsh nuk justifikon rritjen e pasurisë

SKEDA/ Kreu i Bashkisë Belsh nuk justifikon rritjen e pasurisë

Deputeti gjerman: Në Qeverinë e Kosovës ka shumë kriminelë

Deputeti gjerman: Në Qeverinë e Kosovës ka shumë kriminelë

DASH: Kosova dhe Serbia duhet të largojnë pengesat, t’u kthehen bisedimeve

DASH: Kosova dhe Serbia duhet të largojnë pengesat, t’u kthehen bisedimeve







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com