Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Meta: Nuk do habitesha sikur 2 persona të dilnin të prekur nga koronavirusi

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti ka të drejtë, por Ilir Meta është i pabesueshëm

Presidenti Ilir Meta ka folur rreth tubimit që do të mbahet këtë të hënë, më datë 2 mars.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, Meta tha se askush nuk duhet të jetë në alert, pasi tubimi sipas tij do të jetë paqësor dhe gjithëpërfshirës.

Kreu i shtetit tha se qeveria do të mundohet ta heqë vëmendjen nga manifestimi, teksa shprehet me ironi se “s’do të habitesha sikur të hënë në mëngjes të dilte një lajm që tek pallati pranë Presidencës u zbuluan dy persona me koronavirus”.

“Zero shqetësim, zero frikë për manifestimin më paqësor, më demokratike më gjithëpërfshirës dhe vetëm kuq e zi në 2 mars. Për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që kanë dëshirë dhe që e ndjejnë se zëri i tyre duhet të dëgjohet. Pasi Kushtetuta është dokumenti themeltar për mbrojtjen e saj. Mund t’ju informoj se me kërkesën time, me shumë të drejtë ju ka informuar dhe zoti Blushi, dje jam takuar ne drejtues të policisë së shtetit. Kemi komunikuar dhe me persona përgjegjës, për të realizuar një manifestim sa më të mrekullueshëm, me sa ma pak policë që angazhohen në mbrojtje të institucioneve. Me qindra dhe mijëra vullnetarë të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për të dhënë ndihmë për të sjellë festën e demokracisë, të triumfit mbi Tiraninë që tenton të vendosë frikën. Kemi një problem të madh, pasi pjesëmarrja e qytetarëve të huaj që jetojnë në vendin tonë, do të jetë e lartë. Shumë prej tyre më kanë konfirmuar se do të jenë pjesë. Kemi problem se shumë prej tyre duan që të dëgjohën. Ata janë mjaftë të shokuar nga niveli i sundimit të ligjit. Do të bëjmë çdo gjë që zëri i tyre të dëgjohet. Asnjë lloj shqetësimi, përkundrazi të gjithë janë të mirëpritur që të ndjekin udhëzimet që do të japim herë pas here. Do të ketë të reja të vazhdueshme. Me dhjetra shqiptaro-amerikan kanë mbërritur dhe disa qindra do të jenë deri të hënën në drekë këtu. Nga Anglia, nga Kanadaja, mes tyre dhe shumë prej tyre po vinë. Alert, alert ka vetëm për grupin puçit. Për asnjë tjetër. Kush e ndjen veten puçist, është i alertuar.

Tani cilido që ka probleme me ligjin, duhet të përballet parapara organeve të drejtësisë. Presidenti i republikës duhet t’i drejtohet popullit. S’do habitesha që për shkak të alertit të pushtetit puçist, më falni që po iu përmend emrat, por meqë kanë lidhje me Italinë, se zoti Fatos Lubonja dhe Artur Zheji, u arrestuan, sepse dyshohet se drejtojnë organizatat e Camorra-s dhe Ndrahgetës. Ashtu sikur s’do të habitesha sikur të hënë në mëngjes të dilte një lajm që tek pallati pranë Presidencës u zbuluan dy persona me coronavirus. Kështu që alerti është në vend tjetër, për të krijuar ngjarje dhe fokuse, të cilat duan të shmangin një çështje shumë më të madhe, me të cilën është bashkuar tashmë çdo qytetar i ndershëm dhe me dinjitet në këtë vend. Zërin e të gjithit do ta dëgjojë Shqipëria dhe e gjithë bota demokratike”, tha ai.

Tags: 2 marsilir metakonferenceMarshimipaqësorTubimi

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
FOTO/ Plot 100 vjeç, Rama prezanton anëtarin më të vjetër të PS

FOTO/ Plot 100 vjeç, Rama prezanton anëtarin më të vjetër të PS

Rama paralajmëron rritje të pagës minimale

Rama paralajmëron rritje të pagës minimale

Koronavirusi/ Shtyhet ndeshja mes Interit dhe Juventusit

Koronavirusi/ Shtyhet ndeshja mes Interit dhe Juventusit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com