E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

Rama paralajmëron rritje të pagës minimale

Kryeministri Edi Rama është shprehur se paga minimale do të rritet, duke filluar që nga janari i vitit të ardhshëm.

Gjatë fjalë së tij në Kongresin e PS, Rama tha se rroga minimale në Shqipëri do të shkojë në 300 mijë lekë të vjetra. Kreu i qeverisë tha se nëse në vitin 2013 do të kishte rënë një tërmet si ai i 26 nëntorit, ekonomia shqiptare do të ishte futur në gropë.

Me hyrjen e pranverës, Rama paralajmëron një valë të re reformash.

“Kemi krijuar bazën për një zhvillim të ri të ekonomisë, rritje të punësimit real, dhe një shtytje më lart të nivelit të pagave për ata që punojnë në sektorit privat dhe duke nisur nga rritja e pagës minimale

Nuk e bënim dot këtë dje, besojeni nëse tërmeti i 26 nëntorit do kishte rënë në 2013, jo rindërtim, por do ishim futur në gropë bashkë me ata që fatkeqësisht u ndanë nga jeta si shtet e ekonomi e perspektivë.

Detyra jonë është që 2020 ta kthejmë në moment historik force të shembullit qeverisës duke e provuar për njerëzit që aty ku të tjerët panë dritëshkurtësisht fundin tonë, për shkak të tërmetit aty është burimi i forcës tonë për ta çuar në një nivel të ri zhvillimi ekonomik e social vendin.

Këtë pranverë do nisim valën e re të reformave. Paga minimale do jetë 300 mijë lekë nga janari i 2021. S’do ketë më njerëz që punësohen e marrin më pak se 300 mijë lekë.

Kemi operacione jo pak të vogla edhe për të pastruar organizmin politik, një pastrim i vazhdueshëm që duhet të shkojë më thellë”, tha ai.

Lexo edhe :   Ndryshimi i klimës/Pse Australia refuzon të heqë qymyrin
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...