Pas vendimit të presidentit Meta, për të mos dekretuar Skënder Gjinushin si kreun e ri të Akademisë së Shkencave, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni.
Në njoftimin e tyre në Facebook, thuhet se është vendosur një mbledhje e jashtëzakonshme, për të shqyrtuar propozimin e Këshillit Ekzekutiv për t’i kërkuar Presidentit rikonsiderimin e emërimit të kryetarit të zgjidhur.
Njoftimi i plotë:
Këshilli Ekzekutiv i ASH u mblodh sot më datë 13 korrik 2019 dhe vendosi që më datë 19 korrik 2019, ditën e premte, në orën 11.00 të bëhet mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me këtë rend dite:
– Njohja me Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11223, datë 11.07.2019, dhe shqyrtimi i propozimit të Këshillit Ekzekutiv drejtuar Asamblesë për të kërkuar rikonsiderimin e emërimit të Kryetarit të zgjedhur nga kjo Asamble.