Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Studimi: Pijet që përmbajnë shumë sheqer, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Studimi: Pijet që përmbajnë shumë sheqer, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri

Që konsumi i tepruar i pijeve me sheqer, nuk i bën mirë shëndetit tonë, kjo nuk është asgjë e re. Mjafton vetëm të mendoni për një moment, mbi numrin në rritje të provave shkencore, se sa më i madh të jetë konsumimi i tyre, aq më i madh është rreziku nga obeziteti, prekja nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, dhe për pasojë nga vdekja e parakohshme.

Tashmë një rikonfirmim i mëtejshëm i këtij zakoni të keq, vjen nga një studim i botuar në numrin e fundit të ”Journal British Medical Journal”, në të cilin studiuesit nga Agjencia Franceze e Shëndetësisë, dhe Ekipi Hulumtues i Epidemiologjisë Ushqimore (Eren), kanë vërtetuar se një rritje mesatare prej 100 mililitrash në konsumin e pijeve të ëmbla, ose lëngjeve të frutave çdo ditë, shoqërohet me një rritje prej 18 për qind të rrezikut të prekjes nga një sëmundje tumorale.

Konsumi i pijeve me sheqer

Për të kuptuar më mirë arsyen, studiuesit analizuan të dhënat nga një studim i zgjeruar francez mbi shëndetin, NutriNet-Santé në vitet 2009-2017, mbi një total prej mbi 100 mijë të rriturish, nga të cilët 79 për qind ishin gra. Pjesëmarrësit, që në fillim të studimit ishin mesatarisht 42 vjeç, iu kërkua të plotësonin pyetësorët rreth zakoneve të tyre të ngrënies, dhe konsumit prej tyre të mbi 3.000 ushqimeve dhe pije të ndryshme çdo 6 muaj (për një total prej 5 vjetësh).

Në fund të studimit, studiuesit zbuluan se mesatarisht një burrë konsumon gati 90 mililitra pije me sheqer ose lëngje frutash, që përmbajnë sheqer natyral çdo ditë. Ndërsa për gratë konsumi ishte mesatarisht 74ml në ditë. Megjithatë, të dhënat e mbledhura treguan gjithashtu se çdo rritje prej 100 ml më shumë në konsumin e këtyre pijeve, shoqërohej me një rrezik në rritje prej 18 për qind të prekjes nga kanceri, dhe në mesin e grave me një rritje prej 22 për qind të rrezikut të prekjes nga kanceri i gjirit.

Sheqeri dhe aditivët

Studiuesit, spekulojnë se midis shpjegimeve të mundshme të lidhjes, mes konsumit të pijeve me sheqer dhe tumoreve, mund të ketë efekti negativ i sheqerit që gjendet në këto pije mbi mëlçinë, pankreasin dhe gjakun në përgjithësi, që mund të lidhet me një rrezik në rritje të tumoreve.

Ose tek përbërësit e tjerë kimikë, siç janë aditivët. Gjithsesi, kujtojmë që tani për tani këto janë vetëm hipoteza, dhe se ky është një studim vëzhgimor. Prandaj ai nuk tregon një marrëdhënie shkak-pasojë, por më tepër një lidhje midis konsumit të pijeve të ëmbla, dhe një rreziku më të madh për t’u prekur nga tumoret.

Studiuesit saktësojnë se do të duhen testime të mëtejshme, me studime më të gjera, për t’i konfirmuar këto rezultate. “Këto të dhëna, mbështesin rëndësinë që kanë rekomandimet ekzistuese mbi dietat ushqimore, për të kufizuar konsumin e pijeve me sheqer, apo dhe politikat qeveritare si taksimi dhe kufizimi i marketingut që reklamon pijet me sheqer, të cilat mund të kontribuojnë potencialisht në uljen e rasteve të tumoreve”- përfundojnë hulumtuesit./ TIRANA TODAY

Tags: kanceripermbajnepijetprekjesrrezikunrrisinshumë sheqerStudimi

TË LIDHURA

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Next Post
“22 burra rrethuan gruan që refuzoi dashurinë e Enver Hoxhës”

“22 burra rrethuan gruan që refuzoi dashurinë e Enver Hoxhës”

Reforma në drejtësi/ Qeveria propozon ndryshime për “statusin e gjyqtarëve”

Reforma në drejtësi/ Qeveria propozon ndryshime për “statusin e gjyqtarëve”

Aksidenti në Librazhd/ Zbulohet identiteti i çiftit rus

Zihen për pronat, 62-vjeçari godet me sëpatë komshiun

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Aksidentet, Rrugorja do vendosë 3 radarë inteligjentë për monitorim 24 orë në të gjitha akset rrugore
Aktualitet

Aksidentet, Rrugorja do vendosë 3 radarë inteligjentë për monitorim 24 orë në të gjitha akset rrugore

by mirseda
08:08 | 12/07/2025
0

Policia Rrugore do të vendosë 3 radarë inteligjentë “Poliscan”, për monitorim 24 orë në të gjitha akset...

Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

08:06 | 12/07/2025
Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

08:04 | 12/07/2025
Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

22:56 | 11/07/2025
U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com