Në një konferencë për gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pohoi se ka pritshmëri pozitive për protestën e paralajmëruar në 12 nëntor. Për Metën, në fushën e lojës është një opozitë e vërtetë, dhe se kjo e bën edhe më të vërtetë dhe më të qëndrueshme.
“Pritshmëritë e mia janë pozitive sepse në fushën e lojës tani kemi një opozitë të vërtetë, kjo e bën gjithçka edhe më të vërtetë dhe më të qëndrueshme.
Të jemi të qartë që një pjesë e mirë e elektoratit socialist është duke vuajtur pasojat e kësaj krize dhe keqqeverisjes.
Shqipëria ka pasur dhe ka çdo ditë protesta dhe do vijojë të ketë, ne e dimë që ndryshimi dhe ndodhë përmes zgjedhjeve dhe protestave”, u shpreh Meta.
Opozita do të protestojë më datë 12 nëntor në orën 16:00 kundër qeverisë Rama. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, kryetari i PD-së Sali Berisha është shprehur se protesta e 12 nëntorit do të mbahet në orën 16:00.
Kryedemokrati Berisha i ka ftuar të gjithë që të bashkohen në atë që Berisha e quan “protesta më e fuqishme që ka njohur vendi ndonjëherë”.