Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta: Ne e kemi shtetin tonë falë kontributit historik të arbëreshëve të Italisë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta: Ne e kemi shtetin tonë falë kontributit historik të arbëreshëve të Italisë

Presidenti Ilir Meta së fundmi ka zhvilluar një takim me arbëreshët e rajonit të Puljas.

Në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij “U’ jam Arbëresh”, Meta vizitoi Komunën e Kazalvekios në rajonin e Puljas, ku u prit nga përfaqësues të shumtë të komunitetit arbëresh dhe autoritetet lokale.

Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Komunës së Kazalvekios z.Noe Andreano e falënderoi Presidentin Meta për vëmendjen dhe kujdesin e përhershëm të treguar ndaj komunitetit arbëresh, veçanërisht të rajonit të Puglia-s, si dhe vlerësoi nismën “U’ jam Arbëresh”.

Pas takimeve me banorët e shumtë që kishin dalë për ta pritur, Kreu i Shtetit mori pjesë në konferencën me temë “Zhvillimi i raporteve social-ekonomike midis komuniteteve arbëreshe dhe Shqipërisë”.

Në këtë veprimtari ishin të pranishëm personalitete të shumta të pushtetit vendor, Kryetari i Komunës së Casalvecchio z.Noe Andreano, Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe i dërguar i Presidentit të Rajonit të Pulias, z. Domenico Laforgia, Zv/Prefekti i Foxhias z.Ernesto Liguori, si dhe Kuestori i Foxhias z.Paulo Sirna.

Fjala e plotë e Presidentit Meta në konferencën me temë “Zhvillimi i raporteve social-ekonomike midis komuniteteve arbëreshe dhe Shqipërisë”:

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të jem këtu në Kazalvekio, ekzaktësisht një vit pasi vizitës sime të paharruar me Presidentin Mattarella në Shën Mitër Korona.

Ne u jemi shumë mirënjohës arbëreshëve, sepse jo vetëm kanë ruajtur për shekuj identitetin, historinë, traditën e ritet e tyre, por mbi të gjitha e mbrojtën si të shenjtë figurën e Skënderbeut dhe e rikthyen atë në kohën e duhur për të nxitur rilindjen dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Ne nuk e harrojmë investimin e jashtëzakonshëm që bënë personalitetet e mëdha të botës arbëreshe si Jeronim De Rada, Zef Serembe e Gavril Dara, për të frymëzuar popullin shqiptar, të shtypur për disa shekuj nën Perandorinë Osmane, për t’u ringritur për pavarësinë e Shqipërisë.

E them me bindje dhe ndërgjegje të plotë institucionale, politike e kulturore që ne e kemi shtetin tonë në radhë të parë edhe falë atij kontributi historik të arbëreshëve të Italisë.

Kjo është arsyeja përse duhet t’i kushtojmë shumë më tepër vëmendje ruajtjes së kulturës arbëreshe, sepse globalizimi është një kërcënim serioz për minorancat kulturore, apo për popujt dhe vendet modeste.

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Jugun e Italisë, si dhe në komunat arbëreshe, ka një tendencë të të rinjve për t’u larguar drejt vendeve më të zhvilluara. Ndaj është me rëndësi që t’i kushtojmë më shumë vëmendje përpjekjeve për mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës dhe kulturës së minorancave.

Sepse gjuha dhe kisha e ruajtën këtë trashëgimi për shekuj dhe tani është koha që gjuha arbëreshe të mos rrezikohet të shuhet.

Dua t’i falënderoj përfaqësuesit e shtetit Italian për kujdesin dhe angazhimin e tyre për ta zbatuar sa më mirë në praktikë legjislacionin shumë të avancuar sa i takon mbrojtjes dhe ruajtjes së gjuhës e kulturës së minorancave.

Nëse në 5 shekuj arbëreshët ruajtën identitetin, kjo është meritë jo vetëm e karakterit të tyre, por një meritë të jashtëzakonshme ka edhe populli italian. Nga nivelet më të larta deri në ato lokale në Itali kam konstatuar se ka vullnet dhe ndërgjegjësim që trashëgimia kulturore arbëreshe është një pasuri e përbashkët e Italisë dhe e Shqipërisë.

Është shumë e rëndësishme të shtojmë të gjitha shkëmbimet dhe të institucionalizojmë bashkëpunime sa më të dobishme.

Së fundmi unë vizitova Plataçin, dhe jemi duke punuar për një Protokoll Bashkëpunimi me qeverinë rajonale të Kalabrisë, për të realizuar në të ardhmen një bashkëpunim në të gjitha fushat me këtë rajon. Jo vetëm në mbrojtje të kulturës dhe identitetit arbëresh, por edhe për ta shfrytëzuar atë për një rritje të marrëdhënieve ekonomiko-kulturore.

Kemi realizuar binjakëzimin e kësaj komune me bashkinë e Gramshit dhe kemi iniciuar shumë binjakëzime të tjera mes bashkive tona dhe komunave Arbëreshe. Këto lidhje të drejtpërdrejta, do të rrisin ndjeshëm të gjitha shkëmbimet e përgjithshme.

Shpresojmë dhe po punojmë edhe për një lidhje direkte midis Tiranës dhe Lamecias.

Jemi gjithashtu të lumtur që në kohët e sotme, nuk ka vetëm shqiptarë në Itali, por kemi edhe një komunitet italian që po rritet në Shqipëri.

Tani nevojitet një nivel i ri i marrëdhënieve me Puljan, sepse unë besoj se kemi ende një potencial të pashfrytëzuar në marrëdhëniet tona. Fakti që kemi kaq shumë lidhje, por edhe kaq shumë shkëmbime ekonomiko-tregtare, e bën edhe më interaktive një strategji më konkrete të forcimit të bashkëpunimit .

Në këtë drejtim universitetet mund të luajnë një rol edhe më të rëndësishëm.

Unë kam shumë besim se përpjekja jonë e përbashkët e cila nga Kazalvekio merr një dimension të ri për shkak edhe të memorandumit të mirëkuptimit që do të firmoset midis Kryetarëve të Bashkive. do t’i japë një përkrahje më të fortë përkatësisë, krenarisë dhe kulturës arbëreshe, por njëkohësisht bashkëpunimit midis dy vendeve tona, si dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë.

Shqipëria ka vetëm një të ardhme, kjo e ardhme është në Europë. Identitetin dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë e ka përcaktuar Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu!

Këtë identitet dhe këtë rrugëtim evropian të kombit tonë e kanë ruajtur të paprekur në radhë të parë arbëreshët.

Faleminderit edhe një herë!”

Tags: arbëreshëtilir metaitalikontribut

TË LIDHURA

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki
Aktualitet

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

12:17 | 23/06/2025
Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha
Politikë

Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

11:50 | 23/06/2025
“E-Legjislacioni”, Spiropali: Kuvendi dhe Qeveria do të flasin në të njëjtën gjuhë
Politikë

“E-Legjislacioni”, Spiropali: Kuvendi dhe Qeveria do të flasin në të njëjtën gjuhë

11:35 | 23/06/2025
Next Post
“Pa Ramën nuk do vinte Alvini”,qytetarët të ndarë: Krimineli nuk ka asnjë meritë

“Pa Ramën nuk do vinte Alvini”,qytetarët të ndarë: Krimineli nuk ka asnjë meritë

‘Do hidhte Kombinatin në erë si hakmarrje ndaj Partisë’

‘Do hidhte Kombinatin në erë si hakmarrje ndaj Partisë’

‘O shokë, ç’u prish dynjaja’

‘O shokë, ç’u prish dynjaja’

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?
Bota

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?

by mirseda
12:20 | 23/06/2025
0

Ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur ndërprerje të mëdha në furnizimin global me naftë, sulmet...

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

12:17 | 23/06/2025
Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

11:50 | 23/06/2025
“E-Legjislacioni”, Spiropali: Kuvendi dhe Qeveria do të flasin në të njëjtën gjuhë

“E-Legjislacioni”, Spiropali: Kuvendi dhe Qeveria do të flasin në të njëjtën gjuhë

11:35 | 23/06/2025
NAMI NË TIRANË/ 12 të arrestuar dhe proceduar vetëm dje! 5 për dh*në dhe 7 të tjerë, hajdutë e shoferë të dehur dhe pa patentë

NAMI NË TIRANË/ 12 të arrestuar dhe proceduar vetëm dje! 5 për dh*në dhe 7 të tjerë, hajdutë e shoferë të dehur dhe pa patentë

11:09 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com