E enjte, 28 Maj, 2020
24 C
Tirana

‘Do hidhte Kombinatin në erë si hakmarrje ndaj Partisë’

Më të lexuarat

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

Sërish numër i lartë i rasteve të reja, bilanci për 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus në vend. Sipas njoftimit, 13 prej rasteve të reja janë...

Pamje të rënda/ Pasi e dhunuan, policët i japin 2 mijë lekë që të mos flasë (VIDEO)

Policia Bashkiake dhunoi mbrëmjen e së hënës një të ri rom, që po mblidhte kanaçe. Pamjet që u shpërndarë në rrjet, shkaktuan indinjatë. Personi...

Sokol Sejko, djali i ish-admiralit të Flotë Teme Sejko, dënuar në vitin ’60 për veprimtari armiqësore kundër Partisë dhe pushtetit popullor, u pushkatua më 6 marsit 1974. Para shkrepjes së armëve fjalët e tij të fundit ishin “Afrohuni dhe pak e qëlloni!”.

Vetëm në pak minuta pas kësaj, gjithçka u pushtua nga breshëritë e krismave. Prokurori që ka përpiluar procesverbalin e ekzekutimit, sipas rregullit të detyrës, është munduar t’i përmbahet ngjarjes pikë për pikë. Të tjera dokumente të dosjes “Sokol Sejko” përmbajnë mistere të shumta nga prapaskenat e makinës represive të shtetit komunist ndaj djalit të vogël të Teme Sejkos…

 

ARRESTIMI NË MESNATËN E SË DIELËS

Sokol Sejko, djali i admiralit të pushkatuar është arrestuar mesnatën e 3 qershorit 1973, kur priste të festonte 24-vjetorin e lindjes. Prangosja e tij ishte pjesë e fushatës represive të fillimviteve ’70, që kishte nisur menjëherë pas Festivalit të 11 të Këngës në RTSH dhe dënimit të grupeve armiqësore në Ushtri dhe Ekonomi. Në situatën e krijuar pas këtyre ngjarjeve të pazakonta, krerët e regjimit ideuan aksionin për forcimin e luftës së klasave dhe goditjen e elementëve antiparti, ku pjesa e “luanit” u mbetej strukturave të Ministrisë së Brendshme, të cilat do bënin finalizimin konkret të tij. Reflektimi ishte i menjëhershëm. Degët e rretheve filluan nga piketimi i kontingjenteve armiqësore dhe pinjollët e familjeve me biografi të keqe. Në Berat, fushata nisi me Sokolin. Djali i Teme Sejkos, admiralit të Flotës të dënuar me vdekje pas një procesi të bujshëm, ishte viktima e parë e gjahut të radhës.

 

AKUZA: DO HIDHTE NË ERË KOMBINATIN

Një ngjarje e zakontë më 22 prill 1973 në kombinatin e tekstileve “Mao Ce Dun”, ku u dogj një tufë pambuk në një nga makineritë e remontit, u bë pikënisje e legjendës për të goditur djaloshin rebel. Tetë ditë më pas, më 30 prill, u hap lajmi se kishin marrë në degë të dashurën e Sokolit, tekstilisten Th.L. Ajo në njëfarë mënyre ishte përzgjedhur si “karremi” për të futur në valle djalin e admiralit të pushkatuar në fillimin e viteve ’60. Qysh ditët e para të arrestimit të Th.L. njerëzit nën zë pohonin se pas aktit të saj për t’i vënë flakën kombinatit, qëndronte Sokoli, djali i “tradhtarit” Teme Sejko. Në fakt, ishin vetë njerëzit e Degës së Brendshme që i hapnin të tilla lajme për të përligjur veprimet e mëtejshme ndaj objektivit të shënjuar. Ndërkaq, “mjeshtrit” e Policisë Sekrete vazhdonin për të provuar atë që qarkullonte si thashethemnajë në qytet. Ajo që ndodhi më tej ishte pjesë e skenarit të thurur me djallëzi nga ekspertë vrastarë…

 

ARSYETIMI GJYQËSOR

Gjyqi ndaj Sokol Sejkos ka nisur më 25 JANAR 1974 dhe ka përfunduar në pasditen e së nesërmes. i kryesuar nga Irakli Puka, trupi gjykues pas pretencës së prokurorit, ka finalizuar çfarë ishte servirur nga Sigurimi i Shtetit. Në procesverbalin përkatës, pasi përshkruhen procedurat zyrtare, shtjellohet dinamika e veprimtarisë armiqësore e të pandehurve, ku Sokol Sejko artikulohet si kreu i grupit kriminal. “Sokol Teme Sejko, nënvizohet në dokument, si armik i betuar i pushtetit popullor, duke ushqyer ndjenja të hakmarrjes kundër RPSH, vite me radhë është përpjekur që në rrugën e armiqësisë të bashkohet me elementë të degjeneruar dhe së bashku me ta të hidhet në veprimtari të hapur e të organizuar për përmbysjen, minimin e dobësimin e pushtetit popullor në Shqipëri dhe të fuqisë ushtarake të tij e tipareve kryesore të revolucionit popullor në fushën ekonomike, politike dhe shoqërore. Ai, në krye të një grupi, ka bërë planin të hedhë në erë kombinatin e tekstileve “Mao Ce Dun”, vepër kjo nga më të rëndësishmet e ekonomisë socialiste…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pagat e luftës/ Rama ultimatum punëdhënësve: Keni kohë deri më 5 qershor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërndarjen e pagave të luftës, duke paralajmëruar punëdhënësit që të aplikojnë ose përndryshe do të gjobiten. Përmes një...

Murrizi replikon Ballën në Kuvend, i lexon SMS-në e qytetarit

Deputeti Myslym Murrizi ka reaguar menjëherë pas fjalës së kreut të grupit të PS, Taulant Balla, duke i lexuar mesazhin e një qytetari. Gjatë fjalës...

Balla nga Parlamenti: Basha është klienti më i madh i oligarkëve

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka sulmuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën nga Parlamenti. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha...

Kuvendi zbardh takimin mes Yuri Kim e Ruçit

Pas takimeve me anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Takimi...

“Viti ’97 do ju duket si mjaltë”/ Murrizi paralajmëron revolta popullore

Kreu i Grupit Demokrat parlamentar, Myslim Murrizi shprehet se qeveria po e çon vendin drejt një krize të thellë ekonomike, më keq se në...
WhatsApp KONTAKTO TT