Presidenti Meta ka përshëndetur të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale me anë të një fotoje.
Kreu i shtetit shfaqet me djalin e tij, Besarin në malin e Tomorrit.
“Nga mali i shenjtë i Tomorrit, së bashku me Besarin, ju urojmë mirëmëngjes dhe një ditë të mbarë!”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos në fjalë.
Dje ai mori pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm madhështor në malin e Tomorrit, ku përshëndeti Festën e Shenjtë Bektashiane të Abaz Aliut.