Politikë

Meta me të birin përshëndesin nga mali i Tomorrit

               Publikuar në : 09:25 - 23/08/19 M. S

Presidenti Meta ka përshëndetur të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale me anë të një fotoje.

Kreu i shtetit shfaqet me djalin e tij, Besarin në malin e Tomorrit.

“Nga mali i shenjtë i Tomorrit, së bashku me Besarin, ju urojmë mirëmëngjes dhe një ditë të mbarë!”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos në fjalë.

Dje ai mori pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm madhështor në malin e Tomorrit, ku përshëndeti Festën e Shenjtë Bektashiane të Abaz Aliut.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT