pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalgrandpashabetmatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobetholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetgrandpashabetpalacebetmercurecasino1winbetplayteosbetcasinomilyonbahiscasinoholiganbetbetgitbetsalvadorromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetbahiscasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetmeritbetmeritbetmeritbetmeritbetcasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta jep arsyet pse e bëri publike letrën e drejtuar Kuvendit

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti Ilir Meta shpjegon arsyet se pse ai vendosi ta bëjë publike letrën e dërguar për Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta sqaron se e publikoi këtë letër pasi çështjet e ngritura janë publike , dhe kërkojnë zgjidhje të përgjegjshme nga të gjithë.

Sipas tij, kjo krizë e përgjithshme që ka rrëzuar të gjithë sistemin e llogaridhënies në vend, si në nivel qendror edhe vendor i intereson vetëm mazhorancës, që nuk njeh rotacionin por njeh vetëm PPP-të me të gjitha qeveritë.

Postimi i Plotë:

Në vijim të komunikimit institucional me Kuvendin e Shqipërisë dua të ndaj publikisht me të gjithë kthimin e përgjigjes ndaj këtij institucioni tepër të rëndësishëm nëpërmjet Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi.
E bëj publike këtë letër pasi çështjet e ngritura janë publike dhe natyrisht që kërkojnë zgjidhje të përgjegjshme nga të gjithë ne, gjithmonë në respekt të Kushtetutës dhe respektimit të ligjshmërisë në vend, në respekt të parimit të ndarjes dhe balancës të pushteteve, por dhe detyrimit të pashmangshëm për bashkëpunim ndërinstitucional vetëm në interes të vendit dhe qytetarëve tanë.

Unë e di nga përvoja e mëparshme se sa e vështirë është të jesh Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, aty ku konfliktualiteti i dy palëve prej dekadash është konsoliduar si sporti më argëtues për tifozët e udhëheqësve respektivë, të cilët prej ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 filluan të zbresin edhe nga lozhat e spektatorëve direkt në karriget e deputetëve, madje edhe të boksojnë herë pas here për të garantuar vendin në listat e radhës e duke e bërë të pamundur përmbushjen efektive, të përgjegjshme dhe atdhetare të përgjegjësive të institucionit më të rëndësishëm të vendit që zgjedhin e besojnë qytetarët, të cilët po rrallohen çdo ditë pikërisht se ky konflikt i orkestruar dhe mbështetur nga një pakicë që përfiton me të gjitha qeveritë e radhës, si dhe garanton përmes zhurmës dhe tymit të sherrnajës së përhershme atje miratimin e ligjeve preferenciale e selektive që dëmtojnë interesin e përgjithshëm, buxhetin e shtetit dhe familjet shqiptare.
Vetëm kësaj pakice, që nuk njeh rotacion por njeh vetëm PPP me të gjitha qeveritë, i intereson kjo krize e përgjithshme që ka rrëzuar të gjithë sistemin e llogaridhënies në vend si në nivel qendror edhe vendor.
Kësaj pakice, që nuk ka asnjë lloj ideologjie i intereson vetëm shpikja e konflikteve të pafund në mënyrë që qytetarët e Shqipërisë të zhvishen çdo ditë nga të drejtat e tyre të fituara me aq sakrifica çdo ditë dhe të kthehen skllevër në atdheun e tyre.
Dhe kjo po ndodh se shumë prej përfaqësuesve të tyre që duhet të mbrojnë çdo ditë qytetarët e tyre u janë mbyllur sytë për të parë dhe veshët për të dëgjuar hallet e shqiptarëve. Por jo goja për të argëtuar liderët e tyre. Sepse kjo është e vetmja rrugë për të marrë firmën e tyre për në listën e radhës.
Ndaj është koha tani e jo më vonë për t’i hequr pushtetin e paligjshëm kësaj pakice dhe për t’i rikthyer sovranitetin e marrë tinëzisht qytetarëve shqiptarë dhe rivendosur parlamentarizmin në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo nuk do të thotë se në Kuvend nuk ka deputetë të përgjegjshëm dhe të shqetësuar për çfarë po ndodh, ashtu siç dihet se kontributi i tyre është bërë dhe më i vështirë pas djegies në bllok të mandateve nga opozita, një akt për të cilin Kryetari i Kuvendit, zoti Ruçi, e di si askush tjetër mendimin tim, ashtu siç i di më mirë se kushdo përpjekjet e mia për rikthimin e saj në Kuvend në fillim të dhjetorit të kaluar.
Unë vazhdoj të besoj se përvoja e zotit Ruçi, por edhe e deputetëve të tjerë, do e ndihmojë Kuvendin aktual të orientohet sa më drejtë në këtë kohë kritike për vendin dhe të ardhmen e tij europiane.

Tags: Gramoz Ruçiilir metaKuvendi i Shqiperise

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post
Foto ilustruese

Gushti nis me rekord pushuesish, në kufi krijohet radhë kilometrike

Ish-gjyqtari u dënua për korrupsion, prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë

“Fjalën time s’e merr kurrë era”, Rama jep njoftimin e rëndësishëm







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com