Nga reagimet e tij të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të shumtë janë ata që mendojnë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zë vendin e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.
Por, Meta thotë se ai është lideri i Shqipërisë, pasi i intereson e ardhmja e vendit.
Sipas tij, Rama po e çon Shqipërinë në drejtim të paditur kundër Europës.
“Presidenti ua ka thënë me kohë, shteti është kapur, institucionet kanë rënë. Çdo gjë në kohën e duhur. Kjo është beteja e parë që fillon rivendosja e rendit kushtetues në Shqipëri. Këtë krizë e ka krijuar Edi Rama, disa ndërkombëtarë palaço që morën anët e tij. Kjo është e vetmja gjë që më thonë njerëzit, shpërndaje parlamentin. Jam lideri i Shqipërisë sot, më intereson e ardhmja e Shqipërisë. “Dilni e pyesni 50 shqiptarë, a janë të kënaqur apo jo dhe do ta shikoni përgjigjen. Kjo e vërtetë e tmerrshme e detyron zotërinë të bëjë këtë përmbysje të marrëveshjes, ta çojë Shqipërinë në një drejtim të paditur kundër Europës” , tha kreu i shtetit në ‘Zonë e Lirë’.