Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta ‘feston’ në ambientet e Teatrit Kombëtar, Rama ‘ngacmon’ me ambasadorin

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta ‘feston’ në ambientet e Teatrit Kombëtar, Rama ‘ngacmon’ me ambasadorin

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka qenë i ftuar në veprimtarinë “Tirana – Një shekull kryeqytet”, të organizuar në ambientet e Teatrit Kombëtar, nga shoqata “Tirana Intellectum”, në bashkëpunim me shoqatën “Bashkësia Dibrane”. Në fjalën e tij, presidenti Meta është shprehur se Tirana është shndërruar në lokomotivën e zhvillimit në një sërë fushash. Po kështu ai shtoi se Tirana përbën potencialin më të mirë të mendimit intelektual, dhe na udhëheq drejt aspiratës euro-atlantike.

“Tirana ia ka dalë me sukses që të jetë epiqendra e politikës së vendit. Qyteti dikur i vogël, është shndërruar në qytetin më të madh në vend dhe në qendrën kulturore, politike, ekonomike në vend.

Në këtë 100 vjetor, përkulemi para vlerave kulturore të Tiranës. Vlerësoj që po mblidhemi në një pasuri arkitektonike dhe kulturore siç është Teatri Kombëtar. Tirana u bë qyteti i barrikadave në luftën për çlirim, si dhe lokomotiva e zhvillimit në një sërë fushash. Tirana përbën potencialin më të mirë të mendimit intelektual dhe na udhëheq drejt aspiratës euro-atlantike. Shoqata “Tirana Intellectum” po bën një punë shumë të mirë në promovimin e kulturës. Ky 100 vjetor është sipari i këtyre festimeve, do të kemi një sërë festimesh gjatë gjithë vitit”, tha më tej ai.

Në ceremoninë për 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, nuk kanë munguar as batutat nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit tha në Pallatin e Brigadave se Tirana është një qytet ku të huajt gjithmonë kërkojnë të kthehen.

“Sigurisht që përveç Tiranës, e gjithë Shqipëria është tërheqëse, dhe bën që të huajt të rikthehen. E duan shtetasit e Bashkimit Evropian që janë të lodhur ndoshta në vendet e tyre nga rregullat. Apo ata nga SHBA që kur vijnë këtu, ndihen si Papa kur shkon në Argjentinë…”, tha Rama në ceremoni.

Rama u ndal edhe tek historiku i kryeqytetit. “Është një qytet që 100 vjet përpara ishte shumë i vogël, edhe pse kishte Rrugën e Kavajës, Dibrës, Elbasanit dhe Rrugën e Durrësit. Dhe u ndërtua si pak qytete nga shumë duar, që ia lanë stafetën njëra tjetrës”, deklaroi ai.

Rama rrëfeu edhe historinë e një ambasadori, i cili kishte dëgjuar histori të frikshme për vendin tonë. Madje për të mbrojtur veten, kishte kërkuar makina të blindura dhe automatikë.

“Teksa erdhi në Rinas, nuk dilte nga aeroporti sepse donte makina të blinduara dhe automatikë. Kishte frikë se e rrëmbenin, apo mos e martonin me zor. Nuk e di… Kur erdhi tek unë fjala, i thashë po të duash kthehu, sepse këto shërbime nuk i ofrojmë. Të nesërmen kur më takoi më kërkoi falje. Tha se ka parë shumë vende, por kurrë s’e kishte parë veten e tij aq budalla. Pra atë që priste, ta gjente krejt ndryshe”, u shpreh Rama.

Tags: 100 vjetori i tiranesMetaramaTeatri Kombetar

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin
Aktualitet

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

21:54 | 27/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon
Aktualitet

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim
Aktualitet

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025
Next Post
Reforma zgjedhore, grupi i punës takim me delegacionin e OSBE/ODIHR

Reforma zgjedhore, grupi i punës takim me delegacionin e OSBE/ODIHR

Mbi 1 mijë të vdekur/ OBSH ndryshon zyrtarisht emrin e coronavirusit 

Mbi 1 mijë të vdekur/ OBSH ndryshon zyrtarisht emrin e coronavirusit 

Dibër/ Hiqen 20 patenta, 80 drejtues mjetesh dërgohen në komision

Dibër/ Hiqen 20 patenta, 80 drejtues mjetesh dërgohen në komision







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë
Kosovo

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë

by mirseda
22:30 | 27/10/2025
0

Gazeta gjermane “Berliner Zeitung” ka publikuar një artikull mbi dështimin e formimit të Qeverisë së re të...

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

21:54 | 27/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

21:48 | 27/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com