Ish-ministri Besnik Mustafaj, ka komentuar nismën e socialistëve për të shkarkuar Kreun e Shtetit, Ilir Meta. Sipas tij, mazhoranca mund ta shkarkojë, por kjo nuk mund të arrihet pa ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Ai tha në rubrikën “Opinion”, në “News24”, se shkarkimi i Metës ndodh nëse socialistët ndërtojnë gjykatën sipas mënyrës së tyre, duke çuar njerëz të qeverisë.
Cili është fati i Metës?
Shoh një verbëri të madhe ndaj mazhorancës, dhe ata mund ta shkarkojnë. Por në fakt kjo nuk bëhet pa ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Certifikimin e një shkarkimi të tillë, do të duhet ta bëjë Gjykata Kushtetuese. Kjo është e detyrueshme. Nëse këta e bëjnë, e çojnë deri te gjykata, që mund të ndërtohet me këto mënyrat si po përpiqen, duke çuar njerëzit e tyre, këta të qeverisë.
Mund ta miratojë dhe Gjykata Kushtetuese shkarkimin, mënyra si kompozohet. Cilësia e njerëzve si po zgjidhen, kujtojmë këtu Vorpsin, që tregoi se u zgjodh në mënyrë të padenjë me betimin te noteri. E bëri karikaturë karrierën e saj.
Gjatë pasdites së sotme, në zyrën e Metës ka shkuar Bamir Topi, për të diskutuar për krizën politike në vend dhe ngërçin me Gjykatën Kushtetuese.