pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişsaltbahiscasibomsaltbahissaltbahiscasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetholiganbet1winjojobetgrandpashabetamgbahisbetsalvadorcasinowoncasinoroyalmercurecasinomercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişvdcasinonesinecasinokulisbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibomJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Meta dhe Rama janë bekim për njëri-tjetrin

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ben Andoni

Do mjaftonte egërsia e diskursit të zgjatimeve mediatike ndaj “Tema” për të kuptuar urrejtjen që ka Meta ndaj atyre, që nuk i shkojnë pas. Porse më shumë se inat ndaj medias, që ai e ka dhe e përdor vazhdimisht, është dhe mbetet konflikti i dukshëm, që tashmë është në nivelin më të lartë të dukjes së shtetit tonë. Kur nuk është ndjerë një qytetar i thjeshtë shqiptar më i ofenduar nga diskursi kinse i veshur me ambalazh parimesh, si ky i presidentit dhe ai i kryeministrit të vendit, Edi Rama. Tek e fundit, të dy kanë një detyrë dhe vetëm një: respektimin e institucionit të shtetit, kurse Ramës i shtohet dhe rritja e mirëqenies së njerëzve, që në këtë kohë lë shumë për të dëshiruar.

Por le të kthehemi në idenë tonë: diskursi ofendues protokollar mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta është nga më të lodhshmit por edhe më absurdët, sepse gjithnjë përfundon me dashuri e respekt të dyanshëm, dreka-darka dhe vlerësime të dyanshme.

Madje, deri në 2004, të dy deri në një farë mase i kanë shërbyer njëri-tjetrit dukshëm. Ilir Meta e mbrojti Ramën në luftën pa asnjë kompromis që ish-ministri i atëhershëm bëri në reformën për artin duke kaluar çdo masë me artistët.

Ilir Meta, falë lidhjeve në media, e fashiti mbrojtjen e kësaj të fundit, për t’i dhënë një aleat plus ish-ministrit me një uri egoje që nuk frenonte ndaj artistëve. Një vit më vonë, e kuptoi mirë se Ramës mund t’i lihej një fushë, ku ambicia e tij të shfrynte të gjithë potencialin pa e trazuar.

Edi Rama e tejkaloi me sukses: Tirana e zymtë u kthye në një vend bojërash shumëngjyrëshe dhe çmimesh që ngarendën kudo. Bashkë me ish-kryeministrin zhdukën dhe kioskat, që i kishin zënë frymën keqazi qytetit. Një revolucion i vërtetë, që se kish bërë deri më atëherë askush në qytetin tonë. Ky mund të quhet një nga bashkëpunimet e fundit të mira të dyve dhe ku energjia e tyre çonte kredite për të ardhmen e secilit.

Fatos Nano i ndiqte me kujdes dhe me romuzet e tij klasike shpesh mundohej t’i vinte në lojë dhe t’i qesëndiste për energjitë por nuk kishte llogaritur mirë diçka: “Mosmirënjohjen”. Ndërsa atij i mjaftonte dhe i tepronte pushteti, që e drejtonte ngeshëm dhe pa teklif, të dy karrieristëve nuk i dilte hija nën të. Mund të thuhet se Edi Rama nuk u ndie shumë edhe me krijimin e LSI-së por edhe dobësimin e PS-së. Duket se koha po i jepte tavën që dëshironte. PS-ja ishte më e dobët se kurrë. Por llogaritë ishin keq sepse shpejt Ilir Meta ia kthen kurrizin hapur PS-së, duke i shkaktuar humbje në zgjedhje, por jo Edi Ramës. Me këtë të fundit, në vitin 2007, tashmë si koleg kryetar të PS-së, në zgjedhjet lokale fituan qytetet kryesore. Ky është momenti i fundit i dashurisë, sepse një vit më vonë, Edi Rama bën paktin e hidhur me Berishën, që do t’i vuajë shumë shqiptarëve.

Nga këtu, Rama dhe Meta ndahen për herë të parë frikshëm dhe me anatema pafund. LSI-ja, më 2008, bën një nga luftërat më me parime për Ndryshimet Kushtetuese, por që rezulton me humbje. Sërish, LSI e ka një armik. Këtë herë jo Fatos Nano por Edi Rama. Rezultati: Hyn në zgjedhje me PD-në në vitin 2009 duke i shkaktuar humbje PS-së. Mllefi i Metës për Berishën dhe anasjelltas barazohet me zero, sepse tashmë dashuria Rama-Meta ka mbaruar dhe një idil i ri del në sipërfaqe.

Ilir Meta bashkon votat me Sali Berishën duke qeverisur vendin deri në vitin 2013. Më kot, në vitin 2011, Edi Rama kërkon arrestimin e Ilir Metës pas filmimeve të Dritan Priftit dhe ngjarjeve të 21 Janarit, por e pësojnë katër qytetarë të pafajshëm. Duket se tradhtia nuk ka më kthim, kurse Meta është i njollosur për jetë të jetëve nga socialistët, që nuk ia falin ende sot e kësaj dite. Por dashnorëve të tillë, që do t’ia kishte zili dhe historia e famshme e Veronës, nuk u zihet besë. Meta e tradhton Berishën në emër të parimeve, dhe pas një darkë të Ramës me ngjala (theksohet shpesh kjo) në Gjirin e Lalëzit (bash vendin ku bashkëshortja e presidentit të sotëm numëronte më vonë para një TV-je kamjen marramendëse) bëjnë koalicion dhe e nxjerrin përfundimisht nga jeta aktive ish-Kryeministrin Sali Berisha. Pakti e ka një fund dhe Rama ia kthen duke e bërë president. Meta plotëson të gjithë hierarkinë e karrietës. Dhe, mjaftojnë vetëm pak kohë dhe dashuria Meta-Rama mbaron keqazi. Urrejtja tashti është shekspiriane!

Tashmë, Meta është totalisht nën dashurinë e munguar me ish-Berishën, që e pret i ngazëllyer dhe shumë herë e ka pyetur shumë më tepër sesa vetë kryetarin e partisë së tij Basha.

E gjithë historia nuk lidhet me atë që po ndodh në fund, kur po afrohemi në orët, ditët e fundit, ku kinse-urrejtja e tyre është arma më e madhe për të fshehur dështimin jo të vogël të kryeministrit (llogarisim kohën e para pandemisë) dhe ngatërresat e zakonshme të presidentit-politikan Ilir Meta, që e mbajnë aq shumë peng vendin tonë. Të presim ditën, kur të bashkohen sërish, si pak ditë më parë u shfaqen të qeshur duke përplasur bërrylat dhe duke e vlerësuar njëri-tjetrin me kortezi. Kinse lufta e tyre duket se do vazhdojë gjatë se është një bekim për karrierat e secilit për ta lënë Shqipërinë kështu kaotike në udhëtimin e saj, po kaotik në Evropë. (Javanews)

Tags: ben andoniedi ramailir meta

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat nesër

OBSH: 10% e popullsisë globale mund të jetë infektuar me koronavirus

"Numërimi mbrapsht sapo filloi. Nga 25 Prilli fillon një epokë e re”, Meta kërcënon hapur qeverinë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com