Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta: Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale të disa punonjësve të Policisë së Shtetit

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta: Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale të disa punonjësve të Policisë së Shtetit

Lidhur me dhunën e ushtruar ndaj 15-vjeçarit nga Policia e Shtetit, ka reaguar së fundmi edhe Presidenti Ilir Meta.

Kreu i Shtetit përmes një postimi në Facebook shprehet se dënon me forcë sjelljen e punonjësve të policisë.

Meta shkruan se akti në fjalë dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit.

“I bëj thirrje Policisë së Shtetit që gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe misionit të saj, si dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo autoritet”, vijon Presidenti.

Reagimi i plotë: “Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale dhe të dhunshme të disa punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj një të mituri, i cili sipas raportimeve paraprake po lëvizte jashtë orarit të lejuar për shkak të masave kufizuese të marra në kuadër të gjendjes së pandemisë.

Ky akt tepër i rëndë dhe i dënueshëm dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit.

Veçanërisht sjellja e çdo institucioni shtetëror përkundrejt të miturve në këto kohë të vështira duhet të garantojë ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë dhe respektimin e masave kufizuese, dhe jo ushtrimin e forcës policore.

Në respekt të sensibilitetit të madh shoqëror që ka shkaktuar me të drejtë kjo ngjarje, apeloj zbardhjen e menjëhershme dhe me transparencë të saj dhe nxjerrjen pa zvarritje të mëtejshme të përgjegjësive ligjore.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit që gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe misionit të saj, si dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo autoritet”.

Tags: denonMetapolicia

TË LIDHURA

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin
Aktualitet

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin

22:54 | 16/10/2025
Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur
Aktualitet

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

22:20 | 16/10/2025
Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar
Politikë

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Next Post
Vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela

Vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela

“Kisha frikë”, flet 15-vjeçari që u keqtrajtua nga policia

“Kisha frikë”, flet 15-vjeçari që u keqtrajtua nga policia

I vunë 2 gjoba/ Ironizon Basha: Hakmarrje e qeverisë, unë disponoj 6 patenta

I vunë 2 gjoba/ Ironizon Basha: Hakmarrje e qeverisë, unë disponoj 6 patenta







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin
Aktualitet

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin

by mirseda
22:54 | 16/10/2025
0

Në profilin e saj, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në shtrat së bashku me influenceren Dea...

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

22:26 | 16/10/2025
Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

22:20 | 16/10/2025
Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

21:52 | 16/10/2025
Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com