I vunë 2 gjoba/ Ironizon Basha: Hakmarrje e qeverisë, unë disponoj 6 patenta

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një intervistë televizive komentoi 2 gjobat që i kanë vendosur për shkak se s’ka respektuar masat e distancimit social në kohë koronavirusi dhe masën për heqjen e patentës.

Kreu i opozitës theksoi se ka respektuar distancën sociale, ndërsa me ironi deklaroi se ka 6 patenta:

“Është thjesht hakmarrje e qeverisë, pasi kam respektuar një më një rregullat e COVID-19. Të jeni të sigurt se mua nuk më bën pis dikush që ka marrë namin tashmë si kreu i një qeverie të delegjitimuar. Unë kam 6 patenta”.