Presidenti Meta ka dekretuar ambasadorin e ri të Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo.
Ky vendim vjen menjëherë pas lirimit nga detyra të Gent Gazhelit. Emërimi i Robos është bërë me propozim të kryeministrit Rama.
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
Meta dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në Turqi
D e k r e t o j:
Neni 1
Kastriot Robo, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11357
Tiranë, më 19.11.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META