Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Meta-Berisha më të rrezikuarit e reformës, zotërojnë dhjetëra milionë euro pasuri

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta-Berisha më të rrezikuarit e reformës, zotërojnë dhjetëra milionë euro pasuri

Struktura e Posaçme Antikorrupsion duket se do të ketë shumë punë me pushtetarët shqiptarë. Janë të shumtë ata që mbrohen duke thënë se nuk kanë kryer asnjë aferë, apo se nuk ka prova për emra të caktuar. Por ka një element që mund t’i fundosë të gjithë, dhe ai është pasuria. Teksa SPAK pritet që të marrë jetë brenda këtij viti, do ketë dhe një zhvillim shumë të rëndësishëm. Në vitin që vjen deklarimet e pasurisë nga pushtetarët do jenë dixhitale, dhe do ketë një sistem të posaçëm për ta. Falë këtij sistemi, verifikimi i pasurisë do jetë më i lehtë, pasi aty do bëhen bilancet e të ardhurave. Po ashtu, prokuroria dhe SPAK do e kenë shumë të thjeshtë të shohin nëse një politikan ka mospërputhje të ardhurash.

Gazeta ka siguruar të dhënat e zbatimit të strategjisë për reformën në drejtësi të qeverisë për 6 muajt e parë të këtij viti, dhe aty jepen detaje nga sistemi që po instalon ILDKP. “Për 6-mujorin e parë, kompania zbatuese e projektit ikub-INFO e cila është përgjegjëse për pjesën e software të sistemit, ka përfunduar procesin e instalimit të bazës së të dhënave dhe aplikimit. Të dyja këto veprime operacionale, janë shoqëruar me asistencë teknike dhe trajnime për stafin teknik dhe përdorues të tjerë të sistemit, pjesë e stafit të ILDKPKI-së. Stafet përkatëse të ikub-INFO dhe ILDKPKI-së janë duke kryer testet e integruara të sistemit, duke analizuar çdo proces dhe secilin modul të sistemit online të deklarimit të interesave private. Përdorimi i plotë i sistemit online për deklarimin e pasurive do të përfaqësojë një hap vendimtar përpara për përforcimin e regjimit të zbulimit, të transparencës dhe kontrollit efektiv të pasurisë të zyrtarëve publikë, po ashtu edhe rastet e konfliktit të interesit”, thuhet aty. Plani është që vitin që vjen deklarimet të jenë në mënyrë dixhitale, dhe kjo duket se do e lehtësojë punën e SPAK.

Të rrezikuarit

Por kush janë emrat që rrezikojnë të fundosen nga pasuria. Në Vetting janë me dhjetra gjyqtarë që janë larguar, sepse nuk justifikojnë pasurinë. Edhe në politikë ka shumë nga ata që nuk e justifikojnë dot. Mes emrave, dy më të njohurit janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. Gazeta ka bërë një përmbledhje të deklarimeve të tyre ndër vite, dhe rezulton se ata kanë dhjetra milionë euro pasuri.

Nëse nisim me pasurinë e presidentit Meta, ajo është vërtet e lartë. Në vitin 2003, Meta ka deklaruar një banesë të përfituar nga privatizimi si dhe një banesë me verandë+lulishte në Golem, 327 m2. Vlera në atë kohë është deklaruar 60 mijë dollarë, ku thuhet se janë marrë kredi. Por ajo që i ka dhënë më shumë të ardhura janë 13 apartamente të përfituara nga Monika Kryemadhi. Ajo ka marrë 13 apartamente në kuadër të një marrëveshje me një firmë ndërtimi. Edhe pse në deklaratën pranë ILDKP nuk jepen shumë qartë të dhënat, Kryemadhi rezulton pronare e truallit ku është ndërtuar pallati, dhe në këmbim ka marrë 13 apartamente me vlerë totale 1444.8 m2. Shumica e tyre janë shitur nga viti në vit.

Po ashtu, Meta e Kryemadhi kanë deklaruar një banesë në kryeqytet me sipërfaqe 200 metër katror me vlerë 400 mijë euro. Pjesë e deklarimit është dhe 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Por mister mbetet vlera reale e shtëpisë në Gjirin e Lalzit, e cila kushton disa milionë euro. Kjo do të thotë se pasuria arrin në dhjetra miliona euro.

Shtëpia e tyre në bregdet është bërë gjithmonë objekt debati, dhe sipas deklarimeve në ILDKP, bëhet fjalë për një banesë dy katëshe me sipërfaqe 317 metra katror në Gjirin e Lalzit. Sipas deklarimit, burimi është këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agi-Kons shpk, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli. Edhe 13 apartamentet janë përfituar nga po kjo kompani.

Pasuria e Berishës

Sa i takon Berishës, sipas deklarimeve të bëra në ILDKP që prej vitit 2003, ka një rritje të ndjeshme të të ardhurave të familjes Berisha. Në ILDKP kanë deklaruar pasuritë Sali Berisha, bashkëshortja e tij, vajza dhe djali. Këta të fundit kanë nisur të deklarojnë pasuri që prej vitit 2008. Nëse vihet re, Berisha në deklaratën e tij të parë ka deklaruar: Apartament banimi 69 m2, përfituar nga privatizimi, zotëron 33%; Lekë kesh: 0.5 milionë lekë dhe 2.1 milionë lekë dhënë hua vajzës.

Por kjo pasuri ka ndryshuar nga viti në vit. Rezulton se djali dhe vajza e Berishës kanë të ardhura shumë të larta. Ata kanë deklaruar llogari bankare brenda dhe jashtë vendit. Vajza ka deklaruar llogari në një bankë amerikane, ndërsa djali ka deklaruar llogari në një bankë suedeze. Po ashtu ata kanë blerë ndër vite makina dhe banesa të shtrenjta. Vajza ka burim të ardhurash si pedagoge në universitet publik dhe privat, po ashtu ka fitime të larta nga qiraja e dy apartamenteve, ndërsa po ashtu ka deklaruar fitime nga shitja e librave.

Ndërsa djali ka deklaruar fitime shumë të mëdha nga konsulenca juridike dhe nga qiratë në disa raste. Sa i takon pronave të deklaruara, Berisha ka deklaruar fillimisht vetëm një apartament 69 m2, por pasuria e deklaruar nga fëmijët e tij është shumë herë më e lartë. Zonja Malltezi ka deklaruar 2 apartamente të dhënë me qira, më pas ka blerë 2 apartamente në Tiranë dhe një në Gjirin e Lalzit. Po ashtu dhe Shkëlzen Berisha ka deklaruar se ka blerë makinë 85 mijë euro. Po ashtu ka deklaruar blerje apartamenti me sip. 198 m2 dhe parkingu në ETC, për vlerën 346.500 euro. /Gazeta SOT

 

Tags: BerishaMetapasuri

TË LIDHURA

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi
Aktualitet

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali
Aktualitet

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza
Aktualitet

Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza

21:16 | 26/06/2025
Next Post
“Dënimi” i Tahirit, humbi ligji, fitoi morali

"Dënimi" i Tahirit, humbi ligji, fitoi morali

“Bën gërr-gërr kot”, plas sherri mes Anila Bashës dhe Klodiana Lalës

“Bën gërr-gërr kot”, plas sherri mes Anila Bashës dhe Klodiana Lalës

U larguan pas Tahirit, kush ishin dy përfaqësueset e SHBA-së që ndoqën gjyqin maratonë

U larguan pas Tahirit, kush ishin dy përfaqësueset e SHBA-së që ndoqën gjyqin maratonë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë
Bota

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë

by mirseda
22:58 | 26/06/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar vendeve të BE-së në samitin e sotëm në Bruksel...

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

22:00 | 26/06/2025
“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

21:34 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com