Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta bashkohet me Berishën dhe nis luftën ndaj Bashës, hedh në sulm LSI-në

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta bashkohet me Berishën dhe nis luftën ndaj Bashës, hedh në sulm LSI-në

Gjatë ditëve të fundit, kreu i shtetit Ilir Meta, nuk e ka fshehur afeksionin që ka për ish-liderin demokrat Berisha, duke krijuar aleancën dyshe kundër amerikanëve. Pak ditë më parë nga foltorja e Parlamentit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi Metën si pjesë të “Trekëndëshit të Bermudës”, së bashku me ish-kryeministrin Berisha dhe kryeministrin Edi Rama. Të premten, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, shefi i selisë blu sulmoi hapur kreun e shtetit.

Në fundjavë, presidenti Ilir Meta ka sulmuar kryedemokratin Basha. Sulmi vjen përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, i cili e cilësoi Bashën kukull të kryeministrit Rama. Presidenti Meta e ka etiketuar Bashën si “artisti” i Rilindjes, ndërkohë që ka publikuar një video të tij në vitin 2015, në të cilën kritikon kreun e opozitës për qëndrimet e tij.

“Të dashur miq,

Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes”.

LSI ka nisur reagimet në bllok kundër Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike. Ish-deputetja Floida Kërpaçi thotë se Basha ka shitur kauzat e opozitës.

Statusi

“Ja iku Rama, po kush do vijë? Në demokraci kjo pyetje nuk ka vend, mirëpo në fasadë-demokracinë shqiptare, rezulton e kundërta.

Jemi përballur me këtë presion nga qytetarët në çdo ditë të aksionit opozitar 4 vjeçar dhe fushatës elektorale që lamë pas.

Njerëzit donin ndryshimin, e megjithatë shikonin tek lidershipi i opozitës, një kopje të shëmtuar të së keqes në pushtet.

Shqiptarët nuk shikonin forcë karakteri dhe vullnet për të mbrojtur interesat e tyre, por shitje të kauzave dhe papërgjegjshmëri për fjalën e dhënë.

Kjo është trashëgimia e kunat-Lulit si kreu i opozitës së bashkuar dhe arsyeja kryesore pse opozita në tërësi dhe LSI si mbështetëse pa kompromis të Opozitës së Bashkuar, morën atë rezultat në zgjedhjet e 25 Prillit.

Për më tepër, duke ndjekur deklaratat me regji nga kampi i PD drejtuar LSI, nuk kam gjetur asgjë të përbashkët me çfarë diskutohej në mbledhjet e grupeve parlamentare PD-LSI, si pjesë e opozitës së bashkuar.

Luli nuk mund të fshihet pas aleatit, sepse nuk e detyruam ne të vijonte 17 Majin, të digjte mandatet, të bojkotonte zgjedhjet, të godiste institucionet, të shkaktonte protesta dhe pastaj të linte opozitarët rrugëve nëpër komisariate”.

Ish-deputetja Kejdi Mehmetaj, i vë epitete nga më të ndryshmet duke nisur që nga “kryetaro-kunati, pengu, artisti, pazarxhiu, matematicieni që gënjen edhe për orën”.

Statusi

Çfarë ti thuash më Luli Bashës, që nuk ja kanë thënë akoma demokratët të cilët i la për 12 vite rrjesht në opozitë?

Çfarë ti thuash më Luli Bashës, kryetaro-kunatit, pengut, artistit, pazarxhiut, matematicienit që gënjen edhe për orën? Çfarë mund ti thuash më Luli Bashës, që gjeti shpëtim tek LSI në 2017 kur mezi mori 43 mandate e nga frika e konkurrencës shkërmoqi të gjithë PD-në?

Fatkeqsisht për Luli Bashën, LSI nuk mund të jetë më shpëtimi i tij, pasi LSI-së i ka borxh 19 mandatet e dorëhequra të 2019-ës, bashkitë e këshilltarët që nuk kandiduan se Luli Basha kishte frikë nga zgjedhjet lokale dhe mandatet e votat e humbura të 2021-it që kishte merak me banda e para t’ja blinte LSI-së njësoj si Edi Rama.

Fatkeqsisht për Luli Bashën, LSI zuri mend nga gabimi fillestar i të besuarit të atij që nuk i beson as familja e tij politike dhe fatkeqsisht për Luli Bashën as hija e tij nuk do i afrohet ndonjëherë hijes së Ilir Metës, se lider nuk të bën karrigia e kryetarit të PD, por morali, koherenca dhe qëndrueshmëria përballë qytetarëve.

Ndaj, Luli Basha të shohë hallet që e kanë zënë brenda shtëpisë së tij, pa u shqetësuar, se do i vijë momenti për tu përballur edhe me bëmat e mashtrimet ndaj LSI. Dhe kur të vijë momenti që LSI do flasë, nuk do ketë më plane gjermane, amerikane apo Edi Ramë që ta shpëtojnë!

Tags: bashaBerishaMeta

TË LIDHURA

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Spiropali: Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO
Politikë

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Spiropali: Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO

19:13 | 13/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës
Aktualitet

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026
Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës

18:36 | 13/02/2026
Next Post
Një pseudo kirurg operacionesh plastike përfundon në gjyq

Një pseudo kirurg operacionesh plastike përfundon në gjyq

Propagandë provokuese turke kundër Greqisë dhe kërcënime me luftë

Propagandë provokuese turke kundër Greqisë dhe kërcënime me luftë

A do të rikthehet ekonomia botërore në normalitet në vitin 2022?

A do të rikthehet ekonomia botërore në normalitet në vitin 2022?







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Spiropali: Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO
Politikë

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Spiropali: Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO

by mirseda
19:13 | 13/02/2026
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në...

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026
Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës

Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës

18:36 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli ‘përballet’ me Jul Dedën

“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli ‘përballet’ me Jul Dedën

17:30 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com