Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta akuza qeverisë për arsimin: Të ndërmerren reforma rrënjësore

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, W-Instant
Tre pikëpyetjet e shkarkimit të Presidentit dhe rritja e tensionit

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka ripërsëritur thirrjen ndaj Kuvendit dhe Qeverisë, “për ndërmarrjen sa më parë të reformave rrënjësore, për ta shëndetësuar arsimin nga fiktiviteti dhe militantizmi partiak”. Në një postim në rrjetet sociale, presidenti ka shkëputur një pjesë nga deklarata e tij në konferencën për mediat ditën e premte.

Dje Meta shprehu kritika ndaj qeverisë socialiste, lidhur me sistemin arsimor në vend, ku shifrat e fundit tregojnë një nivel alarmant të mungesës së arsimimit për një pjesë të mirë të popullsisë si dhe renditjen e ulët të universiteteve shqiptare në botë. Meta theksoi se është e papranueshme që 30% e pjesës aktive të shoqërisë të ketë vetëm arsim të mesëm si dhe 40% e pjesës së popullsisë të grupmoshës 25-39 vjeç të kenë kryer vetëm arsimin fillor.

Meta nënvizoi diferencën e madhe në arsim me BE, ku 81% e popullsisë së Europës së Bashkuar e zotëron të paktën arsimin e mesëm. Për sa i përket rënies në cilësinë e universiteteve të Shqipërisë në renditjen botërore, kreu i shtetit bëri me dije se universitetet tona vuajnë nga mosfinancimi i kërkimit shkencor, ndërtimit të laboratorëve, konkurrencës së dobët me universitetet e huaja në platforma teknologjike dhe projekte zhvillimi. Të gjitha këto sipas Metës, po shkaktojnë “rrjedhjen e trurit” shqiptar në Europë.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

I bëj thirrje Kuvendit dhe Qeverisë për ndërmarrjen sa më parë të reformave rrënjësore për ta shëndetësuar arsimin nga fiktiviteti dhe militantizmi partiak.

Hapjen e sistemit dhe freskimin e tij me prurje cilësore pedagogjike dhe akademike, që do të jenë hartuesit dhe zbatuesit e reformave të vërteta dhe të besueshme, që do ta transformojnë këtë sektor.

Për ta nxjerrë atë nga koma, për ta rigjallëruar dhe futur në binarët konkurrues të tregut europian të dijes dhe të teknologjisë.

Vetëm me një arsim konkurrues dhe cilësor ne do t’u japim të rinjve tanë shpresë dhe siç thoshte Gëte, rrënjë për t’u fiksuar dhe krahë për të fluturuar, por jo jashtë Shqipërisë.

Tags: arsimimiMetaQeveriareformashqiperi

TË LIDHURA

Aksidentohen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
Aktualitet

Aksidentohen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

19:20 | 05/07/2025
“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”
Aktualitet

“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”

18:53 | 05/07/2025
“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir
Aktualitet

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

18:50 | 05/07/2025
Next Post
“Berisha dhe Basha të mos rikandidojnë!”, Alibeaj zbulon vendimin

"Berisha dhe Basha të mos rikandidojnë!", Alibeaj zbulon vendimin

Zbulohet lazeri më i fuqishëm hapësinor

Zbulohet lazeri më i fuqishëm hapësinor

Shqipëria dhe Kosova hapin pikën e re kufitare Shishtavec-Krushevë

Shqipëria dhe Kosova hapin pikën e re kufitare Shishtavec-Krushevë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët
Bota

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

by mirseda
19:23 | 05/07/2025
0

Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin...

Aksidentohen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

Aksidentohen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

19:20 | 05/07/2025
“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”

“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”

18:53 | 05/07/2025
“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

18:50 | 05/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com