Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meshkujt shqiptarë po shtypin femrat, gjyqtarët i çojnë drejt vdekjes

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Meshkujt shqiptarë po shtypin femrat, gjyqtarët i çojnë drejt vdekjes

Sipas INSTAT, 32% e vajzave mbi 15 vjeç gjatë vitit 2017 ishin forcë joaktive në tregun e punës. Për arsye të përmbushjes së detyrave shtëpiake, krahasuar me vetëm 2% të burrave.

Rreth 17% e vajzave martohen deri në moshën 19 vjeçare, krahas vetëm 1% të djemve të të njëjtës grupmoshë.

Në Shqipëri, hendeku gjinor vazhdon të jetë në nivele shqetësuese. Vajzat shqiptare ende përballen me martesat e hershme, diferencat në paga, papunësinë, apo kushtet e këqija të punëve.

Në një intervistë për Tirana Today, aktivistja Edlira Çepani thotë se edhe pse situata ka ndryshuar ndër vite, femra shqiptare është shumë larg së kërkuari të drejta të barabarta me meshkujt.

“Gratë dhe vajzat shqiptare e kanë treguar se mund të jenë të pranishme në komunitet me vendimet e duhura. Por, nga ana tjetër shohim një situatë shumë të rënduar të grave për sa i përket dhunës në familje.

Po ashtu kemi dhe mungesën e lirisë së tyre për të punuar. Në mënyrë që të dalin nga shtëpia e tyre dhe të kontribuojnë ekonomikisht. Por, edhe ato që janë në treg pune, nuk mbështeten aq sa duhet për të pasur sipërmarrjet e tyre apo fuqizimin e vetë ekonomik.

Ato punojnë në kushte shumë të vështira, ka shkelje të drejtave në punë, të orareve apo të pagave.

Ne kemi tendencën t’i pranojnë shumë më lehtë padrejtësitë, se çdo popull tjetër. Ndaj dhe nuk ka një reagim më të madh prej njerëzve, për këto problematika kaq themelore.”

Një tjetër problematikë sipas Çepanit lidhet me mbështetjen dhe hapësirën e munguar nga shoqëria, për shumë femra të cilat janë viktima të dhunës në familje, apo edhe të prostitucionit.

Përballë dhunës nga bashkëshortët, e deri në rastet fatale, zëri i shumë grave ende nuk është dëgjuar. As për t’i mbrojtur.

“Pjesa më e madhe e vrasjeve që ne dëgjojmë në media, kanë qenë të paralajmëruara. Vajzat dhe gratë e dhunuara kanë marr guximin për të ngritur zërin dhe ato e ngrenë deri në një nivel të caktuar.

Më pas është përgjegjësi e institucioneve që ta dëgjojnë zërin e tyre dhe të marrin masat e duhura për t’i mbrojtur ato. Kur ne shohim kaq shumë raste të cilat nuk dënohen në mënyrën e duhur dhe me dënimin ekstrem, kuptojmë që nuk ka një seriozitet të sistemit të drejtësisë, që t’i japë fund këtij fenomeni.”

Në një botë maskiliste, gratë shqiptare janë ende larg të kërkuarit barazi gjinore.

“Nëse duam një shoqëri të shëndetshme, të lejojmë që të gjithë të kenë lirinë e tyre për të bërë zgjedhjet dhe jetën që duan. Përtej gjinisë së tyre, të krijojmë një mjedis më bashkëpunues, si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat.” TIRANA TODAY

Tags: barazia gjinoredrejtesiaEdlira Çepanifemratmeshkujtshqiptarevdekjesviktime

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
Rrëfehet refugjatja siriane: Më kanë vrarë familjen, më lini të iki në Holandë

Rrëfehet refugjatja siriane: Më kanë vrarë familjen, më lini të iki në Holandë

Messi i mohon Argjentinës fitoren përballë Islandës (Video)

Messi i mohon Argjentinës fitoren përballë Islandës (Video)

Zbuloni mënyrën se si të humbni 4 kg për 10 ditë

Zbuloni mënyrën se si të humbni 4 kg për 10 ditë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com