Sot është një ditë e shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të urojë besimtarët me fjalët e atit të Shenjtë Papa Françeskut. Nëpërmjet një postimi në facebook, me një kartolinë të Atit të Shenjtë ai ka përcjellë fjalët e mëposhtme: “Zoti nuk i jep kurrë një dhuratë atyre që nuk janë në gjendje ta marrin! Ai na ka dhënë Krishtlindjet, sepse të gjithë ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim.”