Analisti Fatos Lubonja,komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë takimeve të tij me disa biznesmenë, u ka bërë thirrje atyre që të marrin punëtorë nga Bangladeshi.
Kjo për faktin se biznesmenët, janë ankuar për mungesën e punëtorëve në tregun vendas.
Në një intervistë pëe ”News 24”, Lubonja u shpreh se kjo shprehje është raciste, duke shtuar se kryeministri i do njerëzit pa gojë, që të punojnë si skllevër.
Fatos Lubonja: “E dëgjova vetë atë deklaratë të Ramës. Kjo tregon për sëmundjen që ka Rama dhe shoqëria jonë. Kjo sëmundje është që të shikosh tjetrin si mjet, jo si qëllim. Kur i do njerëzit si skllevër, si njerëz që nuk kanë dhe ata që s’kanë qëllim jete, përtej asaj që punojnë për ca oligarkë që kanë lidhje me kryeministrin.
Iu thotë që sa të mësojnë shqipen, hiqi thotë. Dikur kur kishte lidhje me shkuesi, thuhej se i kam gjetur nuse “pa gojë”, që dmth e do pa fjalë. I do njerëzit pa gojë. Do njerëzit që thjesht t’i përdorë dhe t’i hedhë, kjo mendësi dominon në Shqipëri. E tmerrshme që është parti e majtë, që iu thotë të huajve se këtu nuk ka sindikata këtu. Për bangladeshasit, përdori racizëm. Rama i sheh njerëzit si instrument. Sot PS duhet të gumëzhonte, por askush nuk flet”.