Sot pasdite (e premte, dt. 13) dhe nesër (e shtunë, dt. 14) priten reshje intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, dhe mesatare ose lokalisht mesatare në të gjitha qarqet e tjera.
Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjatë fundit të ditës së sotme dhe mëngjesit të ditës së nesërme. Në terrenet malore, reshjet do të jenë kryesisht në formë dëbore.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt. 14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 15 °C
në vendet e ulëta: 9 / 15 °C
në vendet malore: 4 / 9 °C