Futbollisti i njohur brazilian, Ronaldinho ka folur për të gjashtin “Top të Artë” që ka fituar Lionel Mesi.
Në një prononcim për mediat e huaja, Ronaldinho tha se nuk i pëlqen të flasë për Messin si më i miri në historinë e futbollit.
“Unë jam i kënaqur për Messin, sepse e kam mik, përveçse ka qenë një flamur i Barcelonës prej mëse një dekade. Por, jo. Nuk më pëlqejnë krahasimet, sepse është e vështirë të identifikosh se kush është më i miri në histori. Mos harroni se janë edhe Diego Maradona, Pele, Ronaldo… Nuk mund të them që Messi është më i miri në histori, por është më i miri i kohës së tij”, tha ai.