Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Merkel: Ndryshe nga Trump, në gjithçka që bëj, synoj të forcoj demokracinë

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Merkel: Ndryshe nga Trump, në gjithçka që bëj, synoj të forcoj demokracinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po garon në zgjedhjet e afërta parlamentare për një mandat të katërt qeverisës. Në një intervistë për “Der Spiegel”, kancelarja flet për varësinë ndaj pushtetit, akuzat për nepotizëm në administratën publike, dhe gjendjen e demokracisë në Gjermani dhe botë.

Intervista për Der Spiegel:

Zonja Kancelare, do të dëshironim të flisnim me ju për pushtetin, por edhe për nepotizmin e krijuar nga pushteti. Shumica e politikanëve, janë të vetëdijshëm se ndikimi dhe pushteti mund të jenë ndonjëherë si droga. A jeni bërë e ndërvarur prej tij?

Shpresoj që jo.

Ish-kancelari i ndjerë, Helmut Kohl, u tregua i paaftë të hiqte dorë nga pushteti, dhe e humbi mundësinë e tij për një pension të dinjitetshëm. Mandati i tij i katërt në detyrë nuk qe i mirë as për vendin edhe as për Unionin Kristiandemokrat (CDU). A rrezikoni të bini edhe ju në të njëjtin kurth?

Deri nëntorin e vitit të shkuar, kam reflektuar shumë nëse duhet të vazhdoj në këtë detyrë. Nuk e kam parë në asnjë mënyrë vendimin si të vetëkuptueshëm, dhe arrita në përfundimin se deri në shkallën që është e mundur të përcaktohet diçka e tillë, unë kam ende fuqinë e nevojshme dhe se jam ende kurioze – për njerëzit, mbi mënyrën se si jeta dhe vendi po ndryshojnë, dhe për sfidat që paraqet politika. Mendoj se është vendimtar është fakti që nuk mendoj se tashmë di çdo gjë.

A keni një strategji për parandalimin e të shndërruarit në një arrogante, si dhe ruajtjen e vetes nga të qenit e ndërvarur nga pushteti?

(qesh) Kam lexuar artikuj kritikë në shtyp.

Vërtet?

Si kancelare, unë jam – dhe kështu duhet të jetë – vazhdimisht nën ‘mikroskopin’ e opinionit publikut dhe mediave. Për mua, është gjithashtu e rëndësishme për mua, që stafi më thotë hapur se si i sheh gjërat. Dhe një tregues tjetër i mirë, është gjendja shpirtërore e njerëzve në zonën time elektorale. Kur jam me ta, çka ndodh shpesh, askush nuk është veçanërisht i emocionuar apo i impresionuar që po takon kancelaren. Njerëzit më tregojnë menjëherë se çfarë po shkon mire, dhe çfarë jo.

Ish-zëdhënësi i qeverisë suaj, Ulrich Wilhelm, u bë drejtues i transmetuesit televiziv publik BR, pak pas largimit nga kancelaria. Këshilltarja juaj e medias, Eva Christiansen, ka qenë anëtare e bordit këshillues të ZDF-së. Zëdhënësi juaj aktual, Steffen Seibert, vjen nga ZDF-ja dhe ka të drejtën e garantuar të kthimit atje. Të gjithë flasin për distancën kritike që thuhet se transmetuesit shtetërorë mbajnë nga shteti. A ekziston vërtet diçka e tillë?

Ka shumë shembuj të politikanëve që kalojnë në fushën e biznesit, dhe të tjerëve që lëvizin midis gazetarisë dhe politikës. Për shembull ish-gazetarët e Spiegel, kanë këshilluar ministrat e jashtëm gjermanë, diçka që duhet t’iu mbushë me kënaqësi, pasi tregon shkallën e respektit që kemi për gazetarinë cilësore. Ndërkohë të drejtat e garantuara të kthimit në punë, ekzistojnë në shërbimin publik, dhe këtu s’ka asgjë të veçantë.

Nëse zoti Wilhelm do të kishte punuar për një kancelar socialdemokrat, a mendoni se ai do të ishte punësuar nga BR?

Kjo është diçka për të cilin duhet të pyesni vetë televizionin.

Zonja Merkel, në SHBA, presidenti Trump po tregon përçmim ndaj sistemit gjyqësor dhe mediave – dhe më gjerë, ndaj vlerave demokratike. Mos tregon kjo se demokracia  është duke e humbur rëndësinë e saj në mbarë botën?

Shpresoj të mos jetë kështu. Sa më përket mua, në çdo gjë që bëj, kam për qëllim të forcoj demokracinë në Gjermani dhe më gjerë. Shtetet e Bashkuara, janë gjithashtu një demokraci e fortë. Për shembull, sikurse po e shohim në Poloni dhe gjithashtu edhe në Hungari, është e rëndësishme që të kemi kundërpesha në sistemet demokratike, dhe besoj se ato janë ende të forta në Amerikë.

Kur Barack Obama ishte këtu në muajin nëntor të vitit të shkuar, ai ju cilësoi si një garante të demokracisë dhe gjithashtu edhe një mbrojtëse të vlerave perëndimore. Por qëkur mbani detyrën e kancelares, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ka qenë historikisht e ulët. Si e shpjegoni këtë?

Për fat të mirë, zgjedhjet e fundit rajonale kanë shënuar një pjesëmarrje më të lartë, sesa ato të kaluarat. Kur njerëzit kanë përshtypjen se duhet marrë një vendim i rëndësishëm, ata dalin dhe votojnë. Dhe pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e përgjithshme, ka prirje të jetë shumë më e lartë se në zgjedhjet rajonale.

Për të qenë më e saktë, pjesëmarrja në vitin 1998 ishte 82.2 për qind, në 2002 qe 79.1 për qind, në vitin 2005 77.7 për qind, në 2009-ën ishte 70.8 për qind, dhe pastaj u rrit sërish në vitin 2013 në 71.5 për qind. Unë parashikoj se pjesëmarrja do të rritet sërish këtë vit. Për mua, një fushatë elektorale është mundësia për të paraqitur idetë e partisë sime për të ardhmen e vendit tonë.

Fushata është më shumë sesa thjesht sulme dhe fyerje ndaj kundërshtarit. Njerëzit po e shohin se sa shpejt po ndryshon bota, dhe se ne po përballemi me probleme dhe pasiguri të shumta. Dhe tani ata po vendosin se cilat parti, dhe cilët politikanë dëshirojnë të punojnë me qytetarët në formësimin e së ardhmes.

CDU-ja ka thënë gjithmonë se emigracioni duhet të kontrollohet me kujdes.  A është ngritja e Alternativës për Gjermaninë, një pasojë  jo e pashmangshme e politikave tuaja?

Në verën e vitit 2015, ne u përballëm me një situatë jashtëzakonisht të vështirë humanitare. Unë jam e bindur se reagimi ynë qe i arsyeshëm dhe i saktë. Por për shkak se CDU-ja mbështet emigracionin e rregullt dhe të kontrolluar, ne kemi filluar t’i trajtojmë shkaqet e këtij fluksi emigrantësh nga vendet e e tjera, dhe të luftojmë trafikun ilegal të qenieve njerëzore- dhe ne kemi marrë masat korresponduese në formën e marrëveshjes BE- Turqi.

Përshtati me shkurtime nga “Der Spiegel” për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: bedemokraciaevropaforcojGjermaniagjithcka qe bejMerkelTrump

TË LIDHURA

Akuzohet për fshehje dënimi në Greqi/ Prokuroria dërgon shkresë në KLGJ për gjyqtaren Irena Gjoka
Aktualitet

Akuzohet për fshehje dënimi në Greqi/ Prokuroria dërgon shkresë në KLGJ për gjyqtaren Irena Gjoka

18:17 | 21/01/2026
Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

16:58 | 21/01/2026
Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët
Aktualitet

Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët

16:46 | 21/01/2026
Next Post
EU ambassador: Politics should allow citizens to vote

Integrimi në BE/ Vlahutin: Shqipëria duhet të plotësojë reformat

1-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta i shkruan Papës

1-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta i shkruan Papës

LAJM I FUNDIT/ Petrit Vasili dorëhiqet nga drejtimi i LSI

Urdhri i Ramës për Akademinë e Shkencave, Vasili: Shkollëpakti flet për godinën...







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Korça me prefekte të re / Ja kush e zëvendëson Nertil Jolën
Politikë

Korça me prefekte të re / Ja kush e zëvendëson Nertil Jolën

by mirseda
18:21 | 21/01/2026
0

Qeveria ditën e sotme qeveria vendosi lirimin e Nertil Joles nga detyra e prefektit të Korçës. Jole...

Akuzohet për fshehje dënimi në Greqi/ Prokuroria dërgon shkresë në KLGJ për gjyqtaren Irena Gjoka

Akuzohet për fshehje dënimi në Greqi/ Prokuroria dërgon shkresë në KLGJ për gjyqtaren Irena Gjoka

18:17 | 21/01/2026
Shqipëria në Bordin e Paqes: PS kërkon seancë të përshpejtuar për projektligjin

Shqipëria në Bordin e Paqes: PS kërkon seancë të përshpejtuar për projektligjin

18:00 | 21/01/2026
Vendimet e qeverisë/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Vendimet e qeverisë/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

17:54 | 21/01/2026
A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim

A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim

17:12 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com