Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Merkel-Macron, betejë për ndikim në udhëheqjen e re të Bashkimit Evropian

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Merkel-Macron, betejë për ndikim në udhëheqjen e re të Bashkimit Evropian

Nga Julia Amalia Heyer, Christiane Hoffmann, Peter Müller, Britta Sandberg
“Der Spiegel Inernational”

Dekori i dhomës në të cilën kancelarja gjerman shpresonte të bindte presidentin francez të mbështeste kandidatin e saj ishte domethënës: karrige lëkure ngjyrë kafe, një vazo e vetme me lule në parvazin e dritares, një shishe me ujë mineral dhe një termus me kafe mbi tryezë. Ishte qartazi më shumë Kancelaria në Berlin sesa Elizeja në Paris.

Pikërisht këtu, në një nga dhomat e delegacionit gjerman në katin e katërt të godinës së re të Këshillit Europian në Bruksel, u takuan të martën e javës së shkuar Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, përpara se t’i bashkoheshin homologëve të tyre për një darkë informale 45 minuta më vonë. Zëdhënësi i Merkelit, publikoi një foto në Twitter përpara takimit: Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, që të dy të qeshur.

Por, imazhi ishte mashtrues. Marrëdhënia midis Berlinit dhe Parisit, është aktualisht më e ftohta e viteve të fundit. Qëkur Macron hyri në Pallatin Elize 2 vjet më parë, marrëdhënia gjermano-franceze ka qenë pak më e ngrohtë. Macron dëshiron të ndryshojë Evropën, por gjermanët preferojnë statuskuonë.

Berlini ka kundërshtuar propozimet e Macron për reformimin e eurozonës, dhe që të dy vendet po debatojnë mbi projektet e armatimit dhe eksportet e armëve. Dy vendet e kanë pasur të vështirë të arrinin një kompromis mbi Brexit, ndërsa qëndrimet mbi gazsjellësin gjermano-rus “Nord Stream 2”, janë shumë larg njëra-tjetrës.

Dhe tani, pas zgjedhjeve evropiane, BE ka hyrë në procesin e zgjedhjes së drejtuesve të rinj të unionit, dhe në horizont mund të jenë tensionet e reja. Në mosmarrëveshjen rreth emrave të rinj në këto pozicione kyçe, Parisi dhe Berlini kanë interesa të kundërta. Macron dëshiron të përfitojë nga mundësia për ta reformuar BE-në, sikurse e ka shprehur në fjalimet e tij të shumta.

Për ta arritur këtë, ai ka nevojë për një president energjetik të Komisionit Europian, që të jetë dakord me vizionin e tij. Ndërkohë, Merkel mbështet Manfred Weber, kandidatin kryesor të Gjermanisë nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (PPE), ku bëjnë pjesë edhe Kristiandemokratët e saj.

Në lidhje me këtë çështje, ajo ka pak zgjedhje në dispozicion, veçanërisht duke pasur parasysh se partia e saj dyshon se ajo e la ata në baltë gjatë fushatës. Qëkur u dorëhoq nga posti i kryetares së CDU, dhe njoftoi tërheqjen e saj të afërt nga politika, Merkel është bërë shumë e tërhequr.

Për të parandaluar rrënimin e mëtejshëm të pushtetit të saj, kancelarja duhet të dëshmojë se mund të përfaqësojë ende interesat gjermane në Bruksel. Ajo ka nevojë të parandalojë zgjedhjen president të KE, të një personi të cilin gjermanët nuk e pëlqejnë.

Ndërkohë, Macron ka bashkuar forcat me liberalët evropianë, dhe shpreson të formojë një aleancë – ideale do të ishte me të Gjelbrit – për t’i dhënë fund dominimit të blloqeve të mëdha në politikën e BE-së, konservatorëve të qendrës së djathtë dhe socialdemokratëve të qendrës së majtë.

Ai e refuzon konceptin e “Spitzenkandidat” (kandidatit kryesor). Më tepër se kaq, ai është kundër njeriut që mbështet Merkel: Manfred Weber, i Unionit Kristian Social (CSU), partia simotër bavareze e CDU-së. Ndaj gjermanët kundërshtojnë një president francez të frustruar, të zhgënjyer nga frika dhe shqetësimet e gjermanëve, që ka deklaruar se nëse është e nevojshme, do të ecë me ndihmën e partnerëve të tjerë, për të çuar përpara BE-në.

Francezët janë kundër qasjes së një kancelareje në largim, që dëshiron të mbetet deri në fund gruaja më e pushtetshme në Evropë. Merkel dhe Macron, biseduan për një orë e gjysmë në telefon atë mbrëmje mbi rezultatin e zgjedhjeve evropiane, por deri më tani nuk ka shenja se po afrohen në qëndrimet e tyre për një marrëveshje mbi postet kryesore në udhëheqjen e BE.

Disa javë më parë, Macron tha se termi “spitzenkandidat”, nuk ka bazë ligjore për procesin. Merkel e kundërshtoi argumentin e Macron, se Weber nuk ka përvojën e nevojshme. Ishte diçka që shumë njerëz e thanë për të, kur ajo u zgjodh kancelare 14 vjet më parë. Ajo mbrëmje përfundoi me një fitore të përkohshme të kancelares. Pastaj të martën, Merkel shqyrtoi përpjekjet e francezëve dhe të tjerëve, për të vendosur një sërë kriteresh të forta për presidentin e ardhshëm të KE. Natyrisht, as Merkel nuk ka qenë kurrë një fanse e sistemit të “kandidatit kryesor”.

Megjithatë, ajo e sheh Weber si një kandidat të pranueshëm. Nga pikëpamja gjermane, kundërshtimi i Macron shkel një rregull të pashkruar të BE-së. Udhëheqësit e BE-së i njohin pritshmëritë që ka secili në vendin e tyre; ata i njohin edhe kufizimet. Për këtë arsye, përpiqen të mos e bëjnë më të vështirë kompromisin, duke bërë deklarata në publik.

Por, kjo është pikërisht ajo që po bën Macron. Ai ka krijuar presion mbi kancelaren, dhe e ka shndërruar çështjen e udhëheqjes së unionit, në një betejë për pushtet. Tani Merkeli po e mbron Weber, pjesërisht pasi ai nuk i pëlqen shumë Macron. Macron, është presidenti i katërt francez me të cilin Merkelit i është dashur të punojë gjatë karrierës së saj si kancelare.

Merkel e di se mund të vijë një moment, në të cilën ajo duhet të heqë dorë nga Weber. Në samit, ajo paralajmëroi që udhëheqësit duhet “të ndërveprojnë me kujdes me njëri-tjetrin”.

Por, diplomatët e Brukselit druhen se Macron është i vendosur ta përdorë paralajmërimin si një shenjë dobësie, dhe ta kremtojë si një fitore humbjen e Merkelit në këtë betejë.

Nga ana e tij, Berlini po e bën të qartë se Macron nuk duhet të shpresojë të vendosë një francez në një nga postet kryesore, nëse Merkel nuk do të çojë aty edhe një gjerman. Alternativa e preferuar e Macron ndaj Weber është ose negociatori i BE për Brexit Michel Barnier, ose liberalja daneze, Margrethe Vestager.

Barnier ashtu si Weber, është anëtar i PPE, që mbetet sërish grupi më i fortë në Parlamentin Evropian. Por ai është francez, dhe këtu qëndron problemi. Gjermanët, dhe veçanërisht CDU është kundër Barnier. “Pa dyshim, asnjë francez!”- ishte qëndrimi i Berlin, sipas një konservatori të njohur europian. Një vëzhgues i përshkroi negociatat, si një “rikthim të keq tek nacionalizmi”, i llojit që shumë kishin shpresuar se i përkiste të kaluarës.

Konflikti mbi udhëheqjen e BE, është vetëm një nga shumë konfliktet që paralizojnë marrëdhënien gjermano-franceze. Gjithnjë e më shumë, Parisi dhe Berlini po mbështesin qëndrime të kundërta në Bruksel. Dhe ky është, sikurse e pranojnë diplomatët nga vendet më të vogla, një zhvillim i rrezikshëm.

Presidenti në largim i Këshillit Evropian, polaku Donald Tusk, thotë se vendet më të vogla anëtare të BE-së, shqetësohen kur “motori” gjermano-francez nuk po ecën mirë. Megjithatë, tha ai, të gjithë shpresojnë që Parisi dhe Berlini të mund të gjejnë sërish gjuhën e përbashkët./ Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Bashkimit EvropianbetejeMacronMerkelpër ndikimudhëheqjen e re

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Harrojeni plazhin në qershor, ja si parashikohet moti muajin e parë të verës

Harrojeni plazhin në qershor, ja si parashikohet moti muajin e parë të verës

Interesimi i Realit për Neymar “tërbon” Barcelonën, ofron tre lojtarë për yllin brazilian

Interesimi i Realit për Neymar “tërbon” Barcelonën, ofron tre lojtarë për yllin brazilian

“Nëse do kishte bërë nëna nja 3 si Erion Veliaj”/ Deklarata e Eneda Tarifës bëhet virale

"Nëse do kishte bërë nëna nja 3 si Erion Veliaj"/ Deklarata e Eneda Tarifës bëhet virale

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Air Canada pezullon të gjitha fluturimet, preken 130 mijë pasagjerë për ditë
Ekonomi

Air Canada pezullon të gjitha fluturimet, preken 130 mijë pasagjerë për ditë

by mirseda
15:16 | 16/08/2025
0

Air Canada ka pezulluar të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe ato brenda vendit, duke prekur rreth 130,000 pasagjerë...

BE: Mbështetje për Ukrainën, kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë

BE: Mbështetje për Ukrainën, kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë

15:13 | 16/08/2025
Dinamo prezanton sulmuesin Bernard Berisha, i gatshëm për Play-Off

Dinamo prezanton sulmuesin Bernard Berisha, i gatshëm për Play-Off

14:42 | 16/08/2025
Tentoi të vriste fqinjin duke e shtypur me makinë, arrestohet 32-vjeçari

Tentoi të vriste fqinjin duke e shtypur me makinë, arrestohet 32-vjeçari

14:36 | 16/08/2025
Pl*gosi bashkëjetuesen pas sh*rrit në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Pl*gosi bashkëjetuesen pas sh*rrit në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

13:37 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com