Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Merkel, Johnson dhe Macron: Irani përgjegjës për sulmin kundër rafinerive

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Merkel, Johnson dhe Macron: Irani përgjegjës për sulmin kundër rafinerive

“Për ne është e qartë, që Irani e mban përgjegjësinë për këtë sulm”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të qeverisë gjermane, franceze dhe asaj britanike, që u publikua në New York. Në takimin e kancelares Merkel, kryeministrit britanik, Johnson dhe presidentit Macron në New York para fillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, u theksua se “nuk ka një shpjegim tjetër” për sulmet me dron kundër rafinerive të naftës në Arabinë Saudite para një jave. Në të njëjtën kohë Merkel, Macron dhe Johnson kërkuan një zgjidhje diplomatike për krizën e Gjirit Persik. Sulmet kanë bërë të qartë “nevojën e çtensionimit” të situatës.

Më parë ishte SHBA dhe Arabia Saudite që bënë përgjegjëse Iranin për sulmet kundër rafinerive të naftës në Hurais dhe Abkaik. Arabia Saudite deklaroi, se sulmet janë bërë më armë iraniane. Publikisht sulmin e morën përsipër rebelët Huthi në Jemen. Irani i mbështet ata në luftë kundër koalicionit ushtarak të drejtuar nga Arabia Saudite. Teherani e hedh poshtë përfshirjen në sulmet ushtarake.

Evropianët paralajmërojnë Teheranin

Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi daljen në mënyrë të njëanshme nga Marrëveshja Atomike me Iranin. Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe bëjnë pjesë tek shtetet nënshkruese që duan ta shpëtojnë marrëveshjen. Në deklaratën e përbashkët ato edhe njëherë e shprehin mbështetjen për marrëveshjen. Por të tre shtetet evropiane i bënë thirrje Iranit të respektojë plotësisht marrëveshjen dhe kërkuan që Irani të hyjë në negociata për një marrëveshje afatgjatë për programin atomik. Negociatat duhet të përfshijnë edhe çështjet e sigurisë rajonale dhe programin iranian të raketave.

Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo falënderoi ndërkohë partnerët evropianë, “miqtë e ngushtë” për mbështetjen në konfliktin me Iranin. “Kjo do ta forcojë diplomacinë dhe përpjekjet për paqen”. Pompeo shkroi në Twitter, se “i kërkojmë çdo vendi që t’i bashkohet dënimit të veprimeve nga ana e Iranit.”

Debati në New York

Në sfondin e konfliktit mes SHBA dhe Iranit fillojnë në New York punimet e Asamblesë së Përgjithshme Kombëtare. Me interes pritet fjalimi i Donald Trump, si njëri nga të parët që do të mbajë fjalim. Vitin e kaluar Trump akuzoi Iranin se do të mbjellë “kaos, vdekjen dhe shkatërrimin”.

Së fundmi presidenti iranian, Rohani para udhëtimit në New York ka bërë të ditur, se do të paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara një plan për “paqen afatgjatë” në Lindjen e Afërt. Donald Trump ka theksuar disa herë, se në konfliktin me Iranin ai mbështet një zgjidhje diplomatike. Trump e sheh si të mundur takimin me Rohanin në kuadër të debatit të përgjithshëm të OKB-së, “për momentin” një takim i tillë nuk është planifikuar, tha ai në New York, por “nuk përjashtoj asnjëherë asgjë”./DW

 

Tags: Angela Merkelboris johnsonEmmanuel MacronIraniNew Yorkrafineri

TË LIDHURA

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda
Bota

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

09:50 | 20/02/2026
E dashura e tij vdiq nga i ftohti në mal, alpinisti shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia
Bota

E dashura e tij vdiq nga i ftohti në mal, alpinisti shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia

09:14 | 20/02/2026
Next Post
Vritet 15-vjeçari shqiptar në Angli, dëshmia e nënës: I kam thënë Policisë se nuk ishte i sigurt

Vritet 15-vjeçari shqiptar në Angli, dëshmia e nënës: I kam thënë Policisë se nuk ishte i sigurt

Drejtori në OSHEE: 110 milion lekë dëme nga tërmetet dhe përmbytjet

Drejtori në OSHEE: 110 milion lekë dëme nga tërmetet dhe përmbytjet

“Ka pasur rregulla strikte”, Vejsiu flet për konkurrencën në televizione

"Ka pasur rregulla strikte", Vejsiu flet për konkurrencën në televizione







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Pas përjashtimit të Kristit, reagon Krusita!
Showbizz

Pas përjashtimit të Kristit, reagon Krusita!

by mirseda
17:03 | 20/02/2026
0

Pas përjashtimit të papritur të Kristi Lamajt nga “Big Brother VIP Albania”, reagimi i parë publik ka...

Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar

Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar

17:00 | 20/02/2026
Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit/ U sulmua nga tre persona sapo doli nga makina

Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit/ U sulmua nga tre persona sapo doli nga makina

16:56 | 20/02/2026
Ky është Egli Pashollari, 31-vjeçari që u vra nga goditjet me thikë pas një sherri në Tiranë

Ky është Egli Pashollari, 31-vjeçari që u vra nga goditjet me thikë pas një sherri në Tiranë

16:43 | 20/02/2026
Masakra e Kuçovës ’97/ GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për heqjen e regjimit të posaçëm

Masakra e Kuçovës ’97/ GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për heqjen e regjimit të posaçëm

16:21 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com