Situata me koronavirusin sa vjen e përkeqësohet, jo vetëm për shtetet e vogla por edhe për shtetet shumë të fuqishme. Një nga këto është dhe Gjermania, që përveçse nuk e kaluar më të keqen, duket se masat kufizuese do të vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për shumë javë.
Sipas ‘Daily Mail’, këtë e ka bërë të ditur kancelarja gjermane Angela Merkel, se gjendja mund të përkeqësohet edhe më shumë për shkak të variantit të ri të koronavirusit. I cili mendohet të ketë qenë në Gjermani prej disa kohësh, dhe që është më i rrezikshëm dhe më ngjitës se ai që është shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas pjesëmarrësve të takimit të kryer për rritjen e numrit të të infektuarve, të cilët më vonë folën për mediat gjermane, ajo tha: “Na duhen akoma 8 deri në 10 javë masa të forta”.
Një bllokim aktual, që përfshin mbylljen e shkollave dhe të gjitha dyqaneve dhe shërbimeve jo thelbësore, pritej të zgjaste deri më 31 janar, por tani pritet të zgjasë edhe për shumë javë.
Gjermania e ka filluar procesin e saj të vaksinimit që më 27 dhjetor, dhe deri më tani, më shumë se 630.000 njerëz janë vaksinuar me vaksinën BioNTech/Pfizer.
Jens Spahn, Ministri i Shëndetësisë, ka urdhëruar laboratorët e provave të analizojnë të dhënat e sekuencës gjenetike të secilës mostër të koronavirusit të testuar, në mënyrë që të kuptohet më mirë se në çfarë mase variantet kanë zënë vend në Gjermani.