E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Shpiken ‘syzet e së ardhmes’, disa modele në një të vetme

Ditët që ndërronit modelin e syzeve gjatë aktiviteteve të ndryshme, mund të jenë drejt fundit. Një kompani ka zbuluar një mënyrë sesi një përdorues mund ti përshtasë syzet, bazuar në atë për të cilin ai po i përdor ato.

Me kthesën e një rrote të vogël, përdoruesit mund të rregullojnë fokusin që nevojitet midis leximit, ngarjes së makinës, përdorimit të ekranit të celularit ose kompjuterit dhe më shumë. Firma amerikane Voy, ka nxjerrë së fundmi teknologjinë, të cilën ajo e quan “syze me saktësi nano”,  që do të thotë ka ardhur fundi i kërkimit të disa palëve specifike për aktivitete të ndryshme.

Syzet Voy Tunable të cilat kushtojnë vetëm 79 dollarë, mund të rregullojnë nivelin e fokusit diku midis -5D në + 2D. “Kthejeni rrotën nga hunda për një fuqi më të ulët, ose kthejeni rrotën lëvizëse drejt hundës për një fuqi më të lartë derisa të mund të shihni qartë”, shkruan Voy në faqen e saj të internetit. Kjo teknologji e re fillimisht u krijua për ata me gjendje degjenerative, presbiopi. Ai përparon me moshën dhe shoqërohet me humbjen graduale të aftësisë për të rregulluar fokusin e syve. Njerëzit me presbiopi shpesh kanë nevojë për modele të shumta syzesh për aktivitete të përditshme, të tilla si leximi, përdorimi i kompjuterit, ngarja e makinës ose sportet.

Syzet Voy i ndihmojnë ata të marrin pamjen më të mirë në çdo mjedis – dhe ato tani janë në dispozicion për këdo për tu blerë. Kompania tani po zhvillon një palë syze dielli prej 200 dollarësh (148 £) që funksionojnë në një mënyrë të ngjashme.

“Imagjinoni një palë syze dielli që mund t’i rezistojnë kohës, dhe të plotësojnë nevojat tuaja për vizionin gjithnjë në ndryshim”, thotë Voy.

“Nëse keni probleme të përqendroheni në objekte nga afër, dhe e gjeni veten duke hequr syzet për të përdorur smartphone ose tablet, syzet VOY janë zgjidhja juaj”.

Modelet e këtyre syzeve, janë shfaqur në ekspozitën teknologjike CES 2021 në Las Vegas, e cila filloi të hënën, 11 janar.

Nga ana tjetër, Facebook gjithashtu, kohët e fundit zbuloi një palë syze të zgjuara që kompania projektoi me ndihmën e Ray-Ban.

Apple gjithashtu mendohet të jetë duke punuar në një palë syze të teknologjisë së lartë, për të dalë në treg në të ardhmen e afërt. Prodhuesi i iPhone gjithashtu duket se po zhvillon një veçori të re, që ju lejon të redaktoni tekstet tuaja pasi t’i keni dërguar.

Burimi i lajmit: https://www.thesun.co.uk/tech/13706204/voy-tuneable-glasses-ces-2021/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...