Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Merkel: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Evropë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Merkel: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Evropë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha sot se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në drejtim të Evropës.

Në një fjalim të saj në parlamentin gjerman, ajo përmendi domosdoshmërinë e hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Mqedoninë e Veriut, pasi siç tha ajo humbja e këtyre vendeve do të ishte në disavantazh të familjes më të madhe evropiane.

“E mbështes idenë e rishqyrtimit të diskutimit për procedurat e reja për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dua të pranoj se këtë kemi mundur ta bëjmë vitin që shkoi. Por mbi të gjitha, duhet t’u themi vendeve të Ballkanit Perëndimor se kanë të ardhme të besueshme drejt Evropës. Prandaj ne duhet të fillojmë bisedimet e premtuara. Nuk po them që të përfundojmë ato menjëherë, kur është fjala për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përndryshe do t’i humbnim këto vende, dhe kjo do të ishte në disavantazhin tonë”, tha ajo.

Veç kësaj, zonja Merkel foli edhe për rëndësinë e ruajtjes së aleancës veri-atlantike të NATO-s, disa ditë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron tha se NATO-ja po përjeton vdekje klinike.

“Ruajtja e NATO-s sot është në favorin tonë, më shumë sesa ishte gjatë Luftës së Ftoftë, ose të paktën është e rëndësishme po aq sa ishte gjatë Luftës së Ftohtë. Sepse, ministri i jashtëm e tha dje se për momentin Evropa nuk mund të mbrojë veten e vetmuar. Jemi të varur nga aleanca veri-atlantike, prandaj është e drejtë që të punohet për këtë aleancë dhe të marrim më shumë përgjegjësi”, tha kancelarja Merkel.

Zonja Merkel falenderoi gjithashtu amerikanët për kontributin e dhënë për aleancën e cila siguroi paqe në Evropë.

“Mendoj se të gjithë këtu pajtohen se gjatë 40 viteve të para të ekzistencës së NATO-s, aleanca veri-atlantike ishte mburojë e lirisë dhe paqes gjatë Luftës së Ftohtë, e cila siguroi që të mos fillonte asnjë luftë në Evropë. Në këtë kuptim, u detyrohemi shumë miqve tanë amerikanë”, tha ajo./VOA

Tags: Ballkani Perëndimore ardhmjaevropeMacronMerkel

TË LIDHURA

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

20:42 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran
Bota

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës
Bota

Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

18:23 | 10/03/2026
Next Post
Manastirliu në kampin e Thumanës: Shërbim mjekësor 24 orë për të prekurit

Manastirliu në kampin e Thumanës: Shërbim mjekësor 24 orë për të prekurit

Tërmeti ndërpreu punën për operacionin e kërkimit, njerëzit në panik

Tërmeti ndërpreu punën për operacionin e kërkimit, njerëzit në panik

Kryemadhi: Sistemi politik ka rënë! Dalja nga kriza, vetëm me zgjedhje të lira (video)

Kryemadhi për tragjedinë: Solidariteti dhe dashuria është forca jonë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com