Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Merkel: Afganistani është duke kaluar “orë të dhimbshme”

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Afganistani është duke kaluar “orë të dhimbshme”, në një kohë kur qeveria gjermane po përpiqet të nxjerrë sa më shpejt nga vendi qytetarët e saj, anëtarët e familjeve të tyre dhe punonjësit lokalë.

Sipas burimeve të dpa, Merkel theksoi në një takim me kristjandemokratët (CDU) të hënën se Gjermania po mbështetej tetrupat e SHBA që mbajnë kontrollin e aeroportit në Kabul për të mundësuar evakuimin. Ajo tha se Gjermania do të mbështesë vendet fqinje Afganistanin dhe në rajonin më të gjerë, po t’u duhet të përballen me një fluks të pritshëm të refugjatëve. Por talibanët do të kontrollojnë se kush do të ketë mundësinë të largohet nga vendi, tha Merkeli sipas burimeve.

Presion ndaj Bidenit në SHBA

Në SHBA, republikanët po e shtojnë presionin mbi Presidentin Biden pas ardhjes në pushtet të talibanëve islamikë në Afganistan.

Lideri i pakicës në Senat McConnell kritikoi se tërheqja e dështuar dhe evakuimi i furishëm i amerikanëve dhe punonjësve të ndihmës afgane ishte një dështim i turpshëm i udhëheqjes amerikane. Shtetet e Bashkuara e kishin pasur mundësinë për ta shmangur katastrofën. Republikania Cheney tha se Afganistani tani po tregon se çfarë do të ndodhë, po të tërhiqet Amerika nga bota. Aleatët e amerikanëve pyesin veten nëse mund të mbështeten ende te Shtetet e Bashkuara.

Joe Biden

Përveç Bidenit, vajza e ish-nënpresidentit Cheney gjithashtu fajësoi ish-Presidentin Trump për situatën. Ishte Trumpi që dikur negocioi tërheqjen me talibanët. Republikanë të tjerë të njohur paralajmëruan se ishte vetëm çështje kohe para se grupe terroriste si Al-Kaida të rishfaqeshin në Afganistan.

Bideni e ka mbrojtur tërheqjen nga Afganistani kohët e fundit. Një ose pesë vite të tjera të pranisë ushtarake nuk do të sillnin ndonjë ndryshim, tha ai në fundjavë.

Kina dhe Rusia shqyrtojnë kontakte me Talibanët

Qeveria kineze ka njoftuar për kontakte diplomatike me talebanët islamikë në Afganistan.

Ministria kineze e Punëve të Jashtme njoftoi në Pekin se është e gatshme të vendosë marrëdhënie miqësore me qeverinë e re. Kina respekton “vullnetin dhe vendimin e popullit afgan”. Përfundimi i luftës dhe krijimi i paqes janë dëshira unanime e më shumë se 30 milionë afganëve dhe pritshmëria e përbashkët e bashkësisë ndërkombëtare dhe vendeve në rajon.

Qeveria ruse tha se nuk shihte asnjë nxitim për të njohur Talibanët. I dërguari special për Afganistanin, Kabulov, i tha transmetuesit Echo Moskwy se Kremlini do të monitoronte veprimet e islamistëve dhe më pas do të merrte një vendim. Ambasadori rus në Kabul, Schirnow, nesër do të takohet fillimisht me një përfaqësues të Talibanëve. /DW

Tags: AfganistanBidenMerkelSHBA

TË LIDHURA

Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Bota

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike! Shkencëtarët paralajmërim

09:20 | 10/06/2026
Next Post

VIDEO/ Sekretari i Jashtëm britanik: 200 trupa britanikë do dërgohen në Kabul

250 refugjatët e parë afganë mbërrijnë nesër në Rinas, ja ku do strehohen

Rreziku nuk na vjen nga Afganistani, por nga talebanizmi politik







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“S’keni turp”, Rama: Shqipëria s’merr leksione nga regjimi iranian

by mirseda
11:00 | 10/06/2026
0

10 qershor 2026 – Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në kundërpërgjigje të zëdhënësit të Ministrisë së...

E rëndë në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

10:27 | 10/06/2026

Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore

10:18 | 10/06/2026

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplaset me motorin, një i plagosur

10:15 | 10/06/2026

Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet

09:56 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com